Aliu dhe struci

Aliu dhe struci

Autor: Harun Yahya

Një ditë prej ditësh, Aliu po shihte një film vizatimor në televizor. Në ekran u shfaq një struc i madh, i cili po vraponte nga frika prej qenit. Ai po vraponte shumë shpejt dhe kështu, shpëtoi dhe u kthye përsëri tek shokët e tij në fole. Aliu e kishte ditur gjithmonë se strucët ishin zogj, të cilët vetëm sa e fusnin kokën në rërë. Ai nuk e dinte se ata ishin edhe vrapues të shpejtë. -“Ti do të thuash se nuk e dije që ne vrapojmë shpejt?” -pyeti një zë. Aliu hodhi sytë rreth e rrotull i habitur, para se të merrte vesh se zëri vinte nga televizori. Iu afrua dhe filloi t’i fliste strucit në ekran. -“Ti je zog, por, po më habit si mund të vraposh aq shpejt dhe me këtë trup kaq të madh.” -“Po, ashtu është,” ngriti puplat përpjetë struci, duke iu marrë ende fryma nga vrapi. -“Ne jemi zogjtë më të mëdhenj të botës. Jemi më të gjatë se njerëzit. Ja, unë për shembull,  jam  2,5 m i lartë dhe peshoj 120 kg. Nuk mund të fluturojmë, por Allahu na ka dhënë një dhunti tjetër në mënyrë që t’u shpëtojmë armiqve. Ne vrapojmë shumë shpejt me këmbët tona të gjata, aq shpejt sa, asnjë nuk mund të na kapë duke vrapuar. Në botën e krijesave, ne jemi atletët më të shpejtë. Mund të arrijmë një shpejtësi deri në 70 km/orë nëse përpiqemi me të gjitha forcat.”  Aliu filloi ta vështronte më me kujdes shokun e tij të ri dhe i tha: -“Veē në mos qenkam i gabuar, këmbët e tua paskan vetëm dy gishta. A nuk është kështu?  Struci ngriti njërën këmbë, në mënyrë që Aliu ta shihte më mirë dhe iu përgjigj: -“Po, ne kemi vetëm dy gishta në këmbë. Siē mund ta shohësh, Allahu na krijoi ne ashtu si dhe gjallesat e tjera nga asgjëja në një mënyrë të veēantë dhe të papërsëritshme. Ai na dha disa dhunti, të cilat na ndihmojnë të mbijetojmë. Ne kemi shumë cilësi të tjera që janë shumë të ndryshme nga ato të zogjve të tjerë.” -“Kjo është e vërtetë,” -foli mendueshëm Aliu. -“Do të doja të dija se si i sillni të vegjlit në jetë?” -“Ali,” -ia nisi struci, “ashtu siē jemi ne të mëdhenj, edhe vezët tona janë shumë të mëdha. Gërmojmë  një gropë të madhe në rërë dhe i vendosim vezët tona gjigande atje. Ne bëjmë 10 ose 12 vezë njëherësh dhe na duhet të bëjmë një gropë të mjaftueshme për to. Me fjalë të tjera, gërmojmë një gropë vërtet të madhe.”

 Aliu i bloi me mend për një a dy sekonda ato që i tregoi struci dhe pastaj e pyeti: -“Po pse i hapni gropat në rërë?” Struci buzëqeshi dhe, pasi lëmoi puplat me sqep ia ktheu: -“Nëse do t’i hapnim ato në dhč do të na hante shumë, shumë kohë. Kjo do të na lodhte mjaft. Të hapësh gropa në rërë është shumë më e lehtë se sa në dhč të thatë. Rërën ti mund ta gërmosh edhe me gishta, por, për dheun të duhet një lopatë. Ja pse ne zgjedhim rërën. Në të mbarojmë punë shpejt dhe pa u lodhur. -“Pasi i lëshojmë vezët, përsëri e kemi të lehtë t’i mbulojmë me rërë. Ti e di, në botë ka me miliona qeniesh të gjalla të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto krijesa kanë cilësitë e tyre të mrekullueshme. Allahu na krijoi ne të gjithëve. Është Ai që na mëson ēdo gjë që veprojmë.” Aliu u ngrit sepse programit televiziv po i vinte fundi dhe i tha strucit: -“Biseda me ty ma shtoi dashurinë për Allahun dhe e ndjej Atë më afër. Të falenderoj nga zemra për ato që më tregove. Mirupafshim!”