Faruku dhe rosa

Faruku dhe rosa

Autor: Harun Yahya

Ditë prej ditësh, xhaxhai i Farukut e mori me vete në një vend që kishte dashur shumë ta vizitonte prej një kohe të gjatë. Ky ishte kopshti zoologjik, ku ai do të shihte në të vërtetë kafshët për të cilat kishte lexuar gjithmonë nëpër libra dhe revista apo i kishte parë në televizor. Udhëtimi ishte pak i gjatë, por i këndshëm. Gjatë rrugës, xhaxhai i tregonte shenjat e Allahut në natyrë dhe i jepte shembuj me vargje nga Kur’ani. Më në fund mbërritën në kopshtin zoologjik. Sytë e Farukut shtangën nga habia. Oh, sa shumë kafshë! Kur arritën tek pjesa e zogjve, Faruku u largua pak nga xhaxhai dhe shkoi te kafazi i rosës. -“Oh, sa zog i bukur”, – tha ai për njërën prej tyre . -“Faleminderit,” u përgjigj një zë. Faruku vështoi përreth , por aty nuk kishte asnjeri tjetër. E kuptoi që ishte pikërisht rosa së cilës i kishte folur. -“Përshëndetje,” -i foli rosa. -“Faleminderit për lavdërimin. Ashtu siē jam e bukur kam edhe cilësi të tjera. A e dije këtë? Faruku u përgjigj i gëzuar: -“Jo, po hë, të lutem më trego për to!”  Rosa zuri vend në një degë të rehatshme dhe ia nisi: -“A e di ti se ne mund të fluturojmë shumë shpejt? Kur fluturojnë, rosat mund të arrijnë një shpejtësi prej më shumë se 50 km në orë.  Ē’është më e veēanta, ne vazhdimisht ndryshojmë drejtim, për t’iu shmangur grabitqarëve. Dhe kur kemi nevojë të zhytemi nën ujë e bëjmë këtë kaq shpejt saqë bëhemi shënjestër e vështirë për gjuetarët.”  Sytë e Farukut flisnin me gjuhën e habisë: -“Për një zog kjo do të thotë se ju fluturoni shumë shpejt. Ti do të thuash se, grabitqarët të detyrojnë të fluturosh aq shpejt?” -“Po, Faruk,” u përgjigj rosa: “Ja, të të jap një shembull. Shoqet tona, rosat e akullit janënjë shënjestër e zakonshme për një mënyrë gjuetie interesante që kanë gjetur pulëbardhat. Pulëbardhat i sulmojnë ato vazhdimisht nga ajri dhe i bëjnë ato të zhyten nën ujë. Ato vazhdojnë t’i sulmojnë derisa rosat dalin mbi sipërfqen e ujit pa frymë dhe pa pikë fuqie. Atëherë, ato i gjuajnë rosat duke u zhytur dhe duke i ēukitur në kokë. Por, jo gjithmonë e fitojnë betejën pulëbardhat. Edhe rosat e akullit kanë mënyrat e tyre të veēanta për t’u mbrojtur. Nëse shohin një pulëbardhë në qiell, menjëherë mblidhen së bashku në tufa të mëdha. Kjo do të thotë që pulëbardha nuk mund të ndjekë njërën prej rosave në atë numër të madh rosash që zhyten dhe, në fund, ajo lodhet dhe dorëzohet.” -“Sa të zgjuara qenkan këto rosat!” -u mrekullua Faruku. -Po si mund ta bëjnë këtë? -“Përgjigjja është e qartë, Faruk,” -tha rosa me atë kuak-kuaken e saj. “Është Allahu, i Cili i krijoi rosat dhe gjithë qeniet e tjera të gjalla, Ai që i mëson ato si të mbrohen.” -“Faleminderit shumë rosë e dashur,” -ia ktheu Faruku. -“Sot më ke mësuar diēka shumë të dobishme dhe më ke përkujtuar për argumentet e Allahut. Shihemi së shpejti,” -tha ai duke u kthyer për tek xhaxhai.