Mensuri dhe arinjtë e mëdhenj polarë

Mensuri dhe arinjtë e mëdhenj polarë

Autor: Harun Yahya

Mensuri dhe nëna e tij po përpiqeshin të vendosnin ku do t’i kalonin pushimet e verës. Nëna i sugjeroi të shkonin në një agjenci udhëtimi dhe të vendosnin duke parë fletëpalosjet që reklamonin vende të ndryshme. Kështu, shkuan bashkë në një agjenci. Sapo hynë në të, i shkuan sytë tek posterat e varur nëpër mure të vendeve që nuk i kishin parë kurrë më parë. Në kohën kur nëna e tij po bisedonte me punonjësit, Mensuri filloi t’i shihte posterat një nga një. Ai u befasua nga një zë që i erdhi nga një poster afër tij: -“Hej, Mensur, tungjatjeta!” -e përshëndeti një zë i trashë. -“Pse nuk vjen këtu bashkë me mamin?  E ktheu kokën në drejtim të zërit. Ai që po i fliste ishte një ari polar në posterin ngjitur me të. -“Tungjatjeta!” -ia ktheu ai. -“Unë mendova se mos ishe një burrë i stërmadh prej dëbore!”  Ariu polar vuri buzën në gaz i lumturuar dhe i tha: -“Ke të drejtë, me trupin tonë të madh dhe me gëzofin e bardhë, ne i ngjajmë burrit prej dëbore. Por, jam i sigurt se me peshën tonë 800 kg dhe gjatësinë 2,5 metra jemi shumë më të mëdhenj se ata. -“Do të më pëlqente të vija të të vizitoja dhe të të njihja më mirë ty dhe familjen tënde. Po, atje ku jeton ti, bën me të vëtetë shumë ftohtë.” -“Po, ashtu është,” – pranoi ariu. -“Ne jetojmë në zonat më të ftohta të botës si: Poli i Veriut, Kanadaja Veriore, Siberia Veriore dhe Antarktida.” -“Po si nuk ke ftohtë atëherë?” -deshi të dinte Mensuri. -“Ja, kjo është një pyetje me vend,” -tha miku i ri. -“Më lejo të të shpjegoj. Gjithēka në trupin tonë është projektuar në përshtatje me mjedisin ku jetojmë. Megjithë të ftohtin e acartë, akullin dhe stuhitë e dëborës, shtresa e trashë e dhjamit nën lëkurë, që Allahu na e ka krijuar kaq përsosmërisht, na mbron për mrekulli. Gjithashtu, gëzofi ynë i krijuar posaēërisht për këto kushte, është i trashë, i dendur dhe i gjatë, kështu që ne nuk ndjejmë të ftohtë fare. Allahu na krijoi sipas kushteve të klimës së ftohtë. A e ke pyetur veten ndonjëherë pse ne nuk jetojmë në shkretëtirat e Afrikës? Mendo pak për këtë! Nëse do të jetonim në shkretëtirë do të rraskapiteshim nga të nxehtit dhe do të ngordhnim. Kjo është një nga provat që tregon se Allahu e ka krijuar ēdo qenie të gjallë sipas ambientit ku jeton.”  Pasi pati fatin t’i fliste një ariu polar, Mensuri filloi ta pyeste për gjithēka që ishte kurioz të dinte më tepër: -“Më kujtohet se kam lexuar se arinjtë flenë në dimër. Edhe ju arinjtë polarë flini në atë kohë?” Ariu shkundi kokën e tij të bardhë me push të butë: -“Jo, o shoku im. Ne jemi ndryshe nga arinjtë e tjerë sepse ne nuk flemë në dimër. Vetëm femrat, veēanërisht ato që do të lindin arusha të vegjël shkojnë për të fjetur.” -“Po si e gjejnë ushqimin të vegjlit e porsalindur?” -desh të dinte Mensuri. -“Falenderuar qoftë Zoti ynë, Furnizuesi, ushqimi për të cilin kanë nevojë ata  është gati. Nëna arushë i ushqen ata me qumështin e saj,” – i shpjegoi ariu. -“Pra, arushat ushqehen veē me qumësht? -“Po,” – u përgjigj ariu. Qumështi i nënës së tyre përmban një sasi të madhe yndyre. Ky qumësht i yndyrshëm i plotëson mjaft mirë nevojat e të vegjëlve. Me të, ato rriten shumë shpejt dhe nga pranvera ato janë gati të dalin nga strofulla. -“Mensur, siē e sheh, ne jetojmë në shkretëtirë të akullt dhe jemi krejtësisht të paaftë për të kërkuar diēka për vete. Si do ta dimë ne për ēfarë lloj ushqimi kanë nevojë të vegjlit tanë kur lindin? Po ashtu, e kemi plotësisht të pamundur për ta prodhuar këtë qumësht brenda trupit tonë me dëshirën dhe përpjekjet tona, të cilin edhe fabrikat më moderne nuk mund ta prodhojnë. Kjo e vërtetë na tregon qartë mrekullinë e krijimit.” -“Ashtu është, miku im,” -pranoi Mensuri. -“Po të mendojmë pak, do ta kuptojmë se rreth nesh ēdo  ēast është duke ndodhur një mrekulli.”  Ariu polar vazhdonte të fliste për jetën e tij dhe tashmë i erdhi rradha Mensurit t’i përgjigjej pyetjes së tij: -“A e dije se arinjtë polarë janë notarë dhe zhytës të aftë?” Mensuri u habit: -“Ti po bën shaka. Do të thuash se di të notosh? Me atë trup të rëndë dhe në ujë të akullt?” -“Jo, nuk po bëj shaka,” ia ktheu ariu. -“Ne arinjtë polarë notojmë dhe zhytemi shumë mirë. Për të notuar përdorim këmbët e parme. Allahu i Gjithmëshirshëm i ka krijuar këmbët tona që t’i përdorim si rrema për të gjuajtur me lehtësi dhe midis gishtave të këmbës na dhuroi membrana si ato të rosave. Po ashtu, për të na i lehtësuar gjuetinë, Ai na ndihmon që, kur zhytemi, t’i mbajmë vrimat e hundës mbyllur dhe sytë hapur.” -Siē mund ta shohësh, Mensur,” -vazhdoi ariu, “Allahu na ka krijuar në mënyrë të përsosur me sisteme, të cilët na lejojnë të mbijetojmë edhe në kushtet më të vështira. Për ne nuk është e mundur t’i kemi zhvilluar vetë këto tipare dhe t’i kemi fituar rastësisht. Është Allahu Ai, i Cili na ka mësuar si t’ia dalim mbanë në ujë.” -“Nuk ngrin fare në ujin e akullt?” -e pyeti Mensuri duke u dridhur paksa. -“Jo, fare,” u përgjigj ariu paksa me krenari. Nëse ju njerëzit do të vendosnit këmbët apo duart mbi një ajsberg, do t’ju duhet t’i largoni menjëherë. Megjithatë, ne nuk e ndjejmë të ftohtin fare, sepse Allahu na ka krijuar këmbë të mbuluara me gëzof të trashë dhe ato nuk ngrijnë. Nëse këmbët tona do të ishin me lëkurë si juaja, ne nuk do të mund të jetonim kurrë në këtë ambient të ftohtë.” Nga ato që dëgjoi nga ariu polar, Mensurit iu bë edhe më e qartë se Allahu ka forcë dhe fuqi të pamatë. Atëherë Mensurit iu kujtua fshati ku kishte kaluar pushimet. Kishte notuar gjithë verës, po uji kishte qënë i ngrohtë, sepse edhe klima ishte e ngrohtë. Mendoi dhe e krahasoi atë me ujin e ftohtë në të cilin notonin arinjtë dhe e kuptoi se Allahu i kishte krijuar ato kafshë në mënyrë të tillë që t’i bënin ballë ujit të ftohtë. Duke menduar për këtë, ai e kuptoi se Allahu e ka krijuar ēdo krijesë me trupin ideal për vendin në të cilin jeton. Për shembull, devetë janë krijuar që të durojnë të nxehtit e shkretëtirës. Në atë moment, miku i tij, ariu polar ia ndërpreu mendimet duke i thënë: -“Mensur, e di pse ne jemi me ngjyrë të bardhë në të verdhë? -“Jo, nuk e di. Nuk e kam vrarë ndonjëherë mendjen për këtë. Po pse?”  Ariu nisi t’i shpjegonte: -“Kjo ngjyrë na siguron se jemi të mbrojtur nga armiqtë në ambientin e akullt dhe të ftohtë ku jetojmë. Ne jemi thuajse të padukshëm në kilometrat e fushave të bardha të akullit, sepse kemi një ngjyrë me to.”  Mensurit i bëri shumë përshtypje ajo që dëgjoi. “Sa e mrekullueshme!” – ia priti ai. -“Nëse do të ishe i zi si korbi apo shumëngjyrësh si papagalli do të ishte e pamundur të fshiheshe. Kjo do të thotë se do të ishe shpesh në rrezik. -Po, Mensur. Ka kaq shumë gjëra  për të cilat njerëzit nuk mendojnë fare, të cilat janë mësuar t’i shohin në jetën e përditshme. Por, në të vërtetë, Allahu e ka krijuar gjithēka në sajë të menēurisë së Tij të pakufishme.”  Mensuri ishte shumë mirënjohës ndaj Allahut që i kishte dhënë forcën e të menduarit dhe të kuptuarit. -“Nëse nuk do të kishte dashur Allahu, unë mund të humbisja kohës në jetën e përkohshme të kësaj bote në padituri për dijen e pafund dhe fuqinë e Tij të madhe,” -mendoi ai me vete.  Duke menduar për bisedën e tij me ariun polar, Mensuri e kuptoi se sa e rëndësishme është jeta. Ēdo thërrmijë diturie që mësonte ia shtonte dashurinë dhe frikën ndaj Allahut. Ndaj, ai ishte kurioz të dinte edhe më shumë për arinjtë polarë. -“Jam i sigurt se hunda jote është më e ndjeshme ndaj aromave sesa jona, apo jo?” – deshi të dinte ai.  Sërish ariu tundi kokën dhe i tha: -“Po. Shqisa jonë e nuhatjes është kaq e mprehtë sa mund të gjejmë fokën nën një shtresë dëbore prej 1,5 m thellësi. Siē e di, Allahu i Plotfuqishëm na dha, jo vetëm neve, po gjithë gjallesave tipare të përsosura.  Mensuri vazhdoi të fliste: -“Unë e di se ēdo qenie e gjallë mbi sipërfaqen e tokës është një provë që shpalos diturinë e pamatë të Allahut dhe fuqinë e Tij. Kur marr dije të shumta për këto krijesa, më shtohet më tepër habia ndaj krijimit të përsosur të Allahut.”  Ai nuk ngopej duke folur me mikun e tij, ariun polar. Kishte dëshirë të mësonte gjithēka rreth jetës së tij. Tashmë, shumë pyetje po e mundonin. Pa e zgjatur, ia nisi: -“Cfarë tiparesh të tjera ke ti, për të cilat unë nuk di asgjë?” -“Më ler të mendohem,” – tha ariu. Ne arinjtë polarë kemi taktika të habitshme që i përdorim në verë  dhe në dimër. Tani, mendo pak për gëzofin tonë të bardhë që na bën të dukemi si burra prej dëbore. A mendon se, po të shtrihemi në dëborë do të dallohemi? Po të përfytyrosh gëzofin tonë të bardhë, atëherë, ndoshta do të thoje: “Jo, nuk do të dallohesh,” por mos harro se, ne arinjtë polarë jemi hundëzinj. Hundët tona nuk na lenë të fshihemi krejt në dëborë. Po, ē’bëjmë ne? Ne, me zgjuarsi mbulojmë hundën me putrat e parme. Kështu, kudo ka bardhësi. Tinëz presim prenë tonë fshehur në dëborë.” Mensuri thirri me habi: “Ja kujt i thonë menēuri!” -“Po, Mensur. Arinjtë e dinë se mund të fshihen mirë, sepse fushat e dëborës përreth dhe pellushi i tyre kanë të njëjtën ngjyrë. Por, ata nuk mjaftohen me kaq, por mendojnë për të fshehur hundën e tyre të errët, e cila është njolla e vetme që bie në sy në atë bardhësi verbuese. Pa dyshim, siē mund ta marrësh me mend, për arinjtë polarë  as që bëhet fjalë të mendojnë se ēfarë duhet bërë, pasi janë kthyer nja dy herë me barkun bosh nga gjuetia dhe më në fund t’i bierë ndër mend të fshehin hundën! Ata sillen ashtu siē i frymëzon Allahu. Ai i stisi në këtë mënyrë. Si të gjithë gjallesat e tjera, edhe arinjtë janë nën kontrollin e Allahut.”  Mensuri vendosi t’i rrëfente nënë së tij për ato që kishte mësuar për arinjtë polarë, gjatë rrugës për në shtëpi, dhe t’ia bënte të qartë artin krijues të Allahut. Pasi e falenderoi nga zemra për bisedën mahnitëse, u kthye tek nëna e tij.