Pse po e formojmë shoqatën

PSE PO E FORMOJMË SHOQATËN BËMIRËSE ”JAPIM PËR ZOTIN”

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

”Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim..” (El Bekare : 274)

” Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për në një Xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qijve dhe e tokës, i përgaditur për të devotshmit. të cilët japin kur janë shlirë dhe kur janë në vështirësi…” (Ali Imran :  133-134)

Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, e kursesi krijesave të Tij, ndërsa selavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit, paqa, mëshira dhe shpëtimi i All-llahut, Zotit Fuqiplotë, qofshin mbi të, familjen e tij të nderuar, as-habët dhe të gjirhë ata besimtarë që e pasojnë rrugën e toj deri në Ditën e Fundit.

Siç po shihet nga këto  citate të Kur’anit Famëlartë, All-llahu i Gjithdijshëm ka përgaditur shpërblime të mdha për ata besimtarë të cilët japin nga pasuria e tyre për ata që kanë nevojë për ndihma, por gjithmonë me njetin më të mirë, vetëm për hirë të All-llahut Fuqiplotë,  e jo të ndokujt tjetër.

Edhe Pejgamberi, (s.a.v.s)-paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,  na udhëzon dhe na porosit që të mos kursehemi por të japim nga të mirat që na i dhurojë All-llahu Mëshirëplotë.  Ai thotë:

”Bujari është afër All-llahut, Xhenetit dhe njerëzëve, kurse koprraci ndodhet larg All-llahut, Xhenetit dhe njerëzëve dhe afër Xhehnemit. ”

” Ashtu siç e shuan uji zjarri, ashtue i zhduk sadakaja xhynahet”

 ” Puna më e mirë është të veshësh dhe të ushqeshë nevojtarët dhe të gëzoshë besimtarët. ”

Ndihma vëllazërore tek populli ynë ka qenë gjithmonë  e lartë , veçmas ka qenë e madhe në situatat kur shtresa të ndryshme të popullsisë për shkaqe të luftave, etj,  i përfshinte varfëria dhe skamja.

 Siç dihet para luftes vëllazërit tanë nga Maqedonia dhe Kosova Lindore e ndihmuan Kosovën (në fillimin e viteve të ”90-ta) me ndihma të llojllojshme, (me gjëra ushqimore dhe mjete finansiare). Fatkeqësishtë  pas lufte po thuajse në  të gjitha viset shqiptare po rritet varfëria . Në rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendemi është më se e nevojshme që si musliman dhe si shqiptarë të organizohemi, dhe mu për këtë edhe po e formojmë këtë Shoqatë në baza islame dhe në baza gjithkombëtare, sepse gjendememi para vështirësive të mëdha dhe të shumta,  që lindën si pasojë e luftrave që u zhvilluan në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Linmdore.

Fatkeqësishtë gjendja e familjeve të dëshmorëve dhe martirëve është e vështirë. Skamja dhe varfëria po përhapen në të gjitha shtresat e popullësisë (me përjashtim të klasës së pushtetmbajtësëve.) Shoqatet humanitare që sot veprojnë në hapsirën shqiptare (me dhjetëra të huaja e disa shqiptare), janë të pafuqishme të kryejnë detyrat për të cilat deklarohen se po i kryejnë.

Shtrohet pyetja a thua më bëmirës se ne  qenkan të huajtë, dhe më shumë po u dhembëka  zemra  për familjet e dëshmorëve, martirëve dhe skamnorëve tanë,  se sa neve që i kemi vëllazër nga feja dhe gjaku?!  Defektin duhet gjetur te mosorganizimi ynë si besimtarë dhe  si popull, e jo te ndjenjat humane, kur dihet se populli ynë njihet në gjithë botën si një popull me vyrtyte të larta të  bamirësisë, mikëpritjes, besës, etj. Po të merret edhe aspekti fetarë, ne shqiptarët kemi se për çka të krenohemi, kur dihet  se  muslimanët kur ishin në Rrugën e All-llahut Fuqiplotë, ishin të parët në të gjitha lëmitë e jetës, sepse punohej sipas Kuranit Famëlartë  dhe synetit të Pejgamberit të Zotit, Muhamedit a.s.

Me siguri të pa informuarit dhe naivët  do të shtrojnë pyetjen pse kjo Shoqatë po formohet në baza islamo-kombëtare e jo thjesht kombëtare? Pëgjigjja është shumë e lehtë.

E para : All-llahu i Lartësuar na obligon që të ”besojmë dhe të bëjmë vepra të mira” dhe na detyron që pasurinë dhe të mirat që na i ka dhënë t’i ndajmë me ata që ju mungojnë.

E dyta :   Siç dihet në diasporë kanë vepruar shumë shoqata humanitare dhe disa fonde, të cilat në ”emër të popullit” tubuan shumë mjeta finansiare, të cilat u keqpërdorën nga individë dhe grupe individësh. Dhe çka është më e keqja këta hajna, kriminelë dhe kepërdorues të këtyre mjeteve, nuk po i pyet askush për të dhënë llogari se ku dhe si i hargjuan ato mjete. Siç duket këta hajna kriminel janë bërë aq të fuqishëm në skenën politike shqiptare, sa që në vend se të burgosen për të dhënë llogari, kanë fituar pozita udhëheqëse në institicione  partiake dhe  shtetrore.

Mu për këtë  sot e kemi këtë gjendje të mjeruar në gjithë hapsirën tonë kombëtare, e kemi këtë varfëri të skejshme, e kemi këtë mosorganizim, e kemi këtë kaos të mjeruar politik e organizativ, si pasojë e keqpërdorimeve të llojllojshme, duke filluar nga ato patriotike,  politike, demokratike, partiake e deri te keqpërdorimi i shoqatave dhe fondeve nga individë dhe grupe individësh të pandërgjegjshëm, njerëz pa arësy të shëndosh, njerëz pa edukatë fetare dhe  kombëtare, pra njerëz pa fe dhe pa komb, njerëz djaj.  Me këto krijesa ne nuk kemi të bëjmë asgjë. Vetëm një gjë do ta bëjmë. Do ta lusim Zotin Fuqiplotë t’i udhëzoi, për të pranuar fajin, për të kërkuar falje nga populli dhe All-llahu Mëshirëploti,  se i kemi të gjakut tonë, por nëse këtë nuk e bëjnë sa më parë, atëherë do të detyrohemi ta lusim me gjithë zemër Zotin e botëve, t’i dënojë, këta hajna, keqpërdorues dhe kriminelë me damkë,  me një dënim të dhimshëm në këtë botë, për të marë mësim të tjerët, (për tu bërë njerëz të mirë dhe besimtarë të sinqertë), por dhe në botën tjetër ta marin denimin e merituar.

Siç po shifet,  janë këto dy arsye të forta,  edhe pse janë edhe shumë të tjera , që  vetvetiu nënkuptohen,  që na kanë shtyrë të krijojmë këtë Shoqatë në baza  islamo-gjithëkombëtare, duke qenë të vetëdijshëm se vetëm besimtarët e sinqertë të cilët çdo vepër e bëjnë vetëm për hirë të All-llahut të Lartësuar, janë në gjendje për t’i tejkaluar  këto vështirësi dhe pengesa, jo vetëm me fjalë,  siç vepruan dhe po veprojnë individët dyftyrsha gjatë luftës dhe pas luftës,   por me fjalë dhe vepra konkrete, gjithnjë duke u mbështetur në urdhërat e All-llahut Fuqiplotë dhe porositë e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit, paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.

Pra vetëm besimtarët dhe robët e  sinqertë të All-llahut Fuqiplotë, e jo të pafetë dhe dyftyrshat, mund ta ndryshojnë këtë gjendje në të cilën gjindemei me punë të përkushtuar, duke qenë të bindur  se për këtë punë do të shpërblehen nga i Gjithmëshirshmi, All-llahu Fuqiplotë.

Ne sot,  në se  don All-llahu,  po mbjellim faren e së mirës,  po e bëjmë themelin e një shtëpie të fortë,  që do t’i ketë dyert e hapura për jetimët, të smuarit, skamnorët, të pastrehët dhe  nevojtarët e ndryshëm.  Por kjo Shtëpi me gjithë anëtarët e saj, me ndihmën e të Gjithëfuqishmit, do të punojnë në shumë drejtime për ta ndërruar këtë  gjendje të mjeruar në të cilën gjendemi. Do të mundohemi me mish e me shpirtë ta kryejmë urdhërin e All-llahut Fuqiplotë i cili në Kuranin Famëlarë thotë:

”Vërtet All-llahu nuk do ta ndryshoj gjendjen e një popull, derisa ai të mos e ndryshojë vetveten” (er – Ra’d : 11)

 Pra,  ne si musliman dhe si shqiptarë do të bëjmë përpjekje ta ndrrojmë vetveten. Dhe vetëm atëherë kur do ta ndrrojmë vetveten, duhet kërkuar dhe shpresuar mëshirën e All-llahut, që të na e ndërrojë gjendjen e mjerë në të cilën gjindemi.

Ne si Shoqatë dhe si anëtarë të saj shpresojmë shumë, se i Madhi Zotë do të na ndihmojë në detyrat që po i marim përsipër, detyra këto që na i ka ngarkuar i Madhi Zot,”të besojmë sinqeristë dhe të bëjmë punë të mira.”

Por për të pasur puna e jonë sukses dhe bereqet, duhet plotësuar një kusht mbi të gjitha kushtet, që me tërë  qenien tonë, me mendje, zemër dhe trup,  të mbështetemi vetëm në udhëzimet, ndihmën dhe fuqinë e  të Madhin Zot. Pra vetëm duke i plotësuar këto kushte mund të shpresojmë në mëshirën dhe ndihmën e All-llahut të Lartësuar. Argument për këtë e kemi këte ajet të Kur’anit Famëlartë . Po e citojmë:

”Nëse All-llahu dëshëron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu le pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij që do t’ju ndihmojë. Pra vetëm All-llahut le t’i mbështetën besimtarët. ” (Ali Imran : 160)

Pra, ne anëtarët e Shoqatës bëmirës ” Japim për Zotin ”  do të mbështetemi vetëm në All-llahun e Gjithëdijshëm dhe të Plotëfuqishëm,   duke shpresuar se do ta  fitojmë mëshirën, udhëzimin dhe ndihmën e Tij të pakursyer, për të qenë të suksesshëm në këtë  botë dhe në botën tjetër.


Rob i All-llahut, Zotit Fuqiplotë, Shefqet Jashari-Strofci                 

La Chaux-de Fonds,  24. 06. 2007