Antarët e nderit

KRYESIJA E SHOQATËS PROPOZON  PËR ANËTAR NDERI TË SHOQATËS KËTA DONATORË

BISMIL-LAHUR-RAHMANER-RAHIM

‘’Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, rrespektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshiroj All-llahu. All-llahu është ngadhnjys, i Urtë’’ ( Suretu et Tevbe, ajeti 71)

Ndërsa Pejgamberi a.s na mëson dhe na  udhëzon se’’Besimtarët  në marrëdhënie në mes tyre, në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nës sëmuret një organ edhe pjesët tjera të trupit shqetësohen edhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperatures,’’( Hadis sahi). 

Kryesija  duke u mbështetur në nenin 12 të Statutit të Shoqatës, i propozon  Kuvendi të dytë të Shoqatës  listen e anëtarëve dhe donatorëve që meritojnë t’u ndahet mirënjohja Antar nderi i shoqatës,  të cilët me punën dhe vepren e vet  i kanë bërë nderim dhe shërbim fesë, atdheut dhe shoqatës.

1.Haxhi Zymber Murseli, nga Pleshina e Ferizajit.

-Pesonalisht dhe si familje me djem, kontribuan në rritjen dhe forcimin e Shoqatës duke ndarë ndihma për disa projekte të rëndësishme të Shoqatës :  

-Gatë vitit 2007 Shoqata  ndihmoi dy herë një invalid të luftës të komunës së Istokut ( heren e parë me 540 Euro, heren e dytë me 400 Euro), Haxhi Zymberi me atë rastë (zotëriut) ia dhuroi dy herë nga 100 Euro.

-Djemt e Haxhi Zymberit, që janë anëtarë të Shoqatës, dhe jetojnë në Zvicër( zotëri Zeqir Murseli, haxhi Xhafer Murseli dhe haxhi  Shemshir Murseli)  së bashku me djemt e Ekrem Ollurit (Mexhid,  Sabit dhe xhavit Olluri)  nga Ferizaji,  ia ndërtuan shtëpinë zotëri Ekrem Ollurit , fshati Krojmirë( Krajmirofc) të komunës së Skenderajit, duke hargjuar më tepër se 10.000 Euro.

-Djemt e haxhi Zymberit,  ia meremetuan shtëpinë një bashkëkombasi, i cili ishte në një gjendje të rënd ekonomike nga  fshati  Talinofc i Muhaxherve, komuna e Ferizajit, duke hargjuar 2800 Euro.

-Familja e madhe Murseli ndihmuan edhe në tri projekte të Shoqatës, ndërtimin e shtëpisë për tre fëmijët jetimë të Bedri Bytyqit, fshati Sllovi, komuna e Lipjanit, ndërtimin e shtëpisë për fëmijët jetim të Hasan Zeqirit, komuna e Ferizajit dhe meremetimin e shtëpisë së Ismet Rexhepit, fshati Banjicë, komuna e Kaqanikut.

2.Bashkësia Islame ’’IKRA’’ në Bern.

 Imami, Kryesija dhe xhemati i Bashkësisë Islame’’IKRA’’ e ndihmuan Kshillin nismëtarë dhe pastaj Shoqatën bamirëse’’Japim për Zotin’’, duke ia lën të lira për shfrytëzim, sipas nevoje,  sallat e mësim-leximit apo sallen e namazit dhe të ligjëratave për t’i shfrytëzuar për konsulltim, mbledhje apo mbajtjen e Kuvendit të Shoqatës.

-Anëtarët e parë të përkushtuar të Shoqatës i kemi nga radhët e xhematit të kësaj Bashkësije .

-Kryesija e xhamisë për çdo vitë me rastin Fitër Bajramit na i besuan për t’i shpërnda në Kosovë, familjeve që rrisin jetimë dhe familjeve që jetojnë në varfëri të skajshme, një pjesë të konsiderueshme të vitrave që xhemati i xhamisë ia dorzuan Kryesisë  për t’i shpërnda.

Kjo xhami (Kryesija dhe xhemati i saj) gjat vitit 2008 na ndihmuan me  466 CHF për realizimin e  projektit’’ TV-së në Internet’’.

-Me rastin e Fitër Bajramit( të vitit2008)  Kryesija e xhamisë na i besuan 1820 CHF,për t’ua shpërnda familjeve që rrisin jetimë dhe familjve që jetojnë në një skamje të skejshme.

-Me rasin e Fitër Bajramit gjatë vitit 2009 në emër të Vitrave, po ashtu Kryesija e xhamisë na i besuan 1250 CHF  per t’i shpërnda në Kosovë.

-Po ashtu në emër të Vitrave gjatë vitit 2010 vëllazrit tanë të kësaj xhamije  na i dhan për t’i shpërnda në Kosovë 2000 CHF.

-Dhe së fundi, me rasin e Fitër Bajramit gjatë këti viti( viti 2011) Imami, Kryesija dhe xhemati i kësaj xhamije  na priviligjuan ndaj shoqatave tjera duke na i besuar shumën më të madhe të vitrave. Edhe kët vit si në vitin e mëparshëm na i besuan 2000 CHF për t’ua shpërnda familjeve që rrisin jetimë  dhe familjeve që jetojnë në varfëri të skajshme.

Pra Bashkësia Islame ’’IKRA’’ e Bernit,( Imami, Kryesija dhe xhemati i xhamisë) e kanë nderuar dhe ndihmuar shoqaten tonë me 7536 CHF.

3.Arqitekt Muhamed Morina, Prishtinë.

Ndihmoi Shoqatën me 5250 Euro. Ndihma e tij na mundësoj që gjatë vitit 2009 të realizojmë ndërtimin e dy shtëpiave për jetimë. Shoqata kishte planifikuar ndërimin e një shtëpie, por ndihma e tij bujare na mundësoi ndërtimin edhe të një shtëpie tjetër. Pra, Shoqata ndërtoi një shtëpi për fëmijët  jetimë të Bedri Bytyqit nga Sllovija e Lipjanit  dhe një shtëpi për fëmijët jetimë të Hasan Zeqirit nga Sarajishta e Ferizajit.

-Në saje të ndihmes së tij vëllazrore, po ashtu Shoqata ndihmoj familjen e varfur të Sadat Zeqirit nga Sllovia e Lipjanit, të cilit në shtatorin e vitit 2009 ju kallë shtëpia. Shoqata ia bleu çeremidet me një vlerë prej 690 Euro, ndërsa donatorë tjerë nga Lipjani bënë investime tjera, dhe kështu kjo familje hyri në shtëpi të re në tetorin e atij viti. 

-Po ashtu ndihma e  tij vëllazërore ia mundësoi Shoqatës ta ndihmoi me 700 Eur zonjushen Z.Z nga Peja  për të kryer një operacion të rand kirurgjik.

-Në saje të ndihmes së tij  Shoqata ndihmoi babain e tre fëmijëve jetimë zotëri Bilall Krasniqin nga Obiloqi, me 790 Euro për blerjen e materjalit ndërtimor për vazhdimin e ndërtimit të shtëpisë së nisur para katër vitesh.

4.Zonjushë Fikrete Sinanaj, Ollten-Podjevë.

 Zonjushë Fikrete Sinanaj, vajza e madhe e haxhi Azemit, (me banim në Podujevë dhe Ollten). Motër e katër vëllazërve haxhi, të gjithë së bashku me babain e tyre janë  anëtarë të përkushtuar të Shoqatës, të cilët ndihmuan pa u kursyer Shoqatën në realizimin e të gjitha projekteve që i muar për sipur t’i kryej Kryesija e saj.

-Zonjushë Fikretja është anëtare e përkushtuar e Shoqatës që nga formimi i saj e deri më sot.  Ajo si nxënëse dhe pastaj edhe si studente me të ardhurat e saja të kufizuara, u bë shembull për të gjithë anëtarët e Shoqatës duke  ndarë nga 100 CHF për çdo muaj, për t’ua lehtësuar brengat dhe zvogluar skamjen jetimëve dhe njerëzve me nevojë në Kosovë e gjetiu. Shembulli i zonjushes Fikrete Sinanaj, duhej t’i vetëdijsonte shumë besimtarë të cilët mendojnë se vetëm namazi i rregullt ju mjafton për të qenë të suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. All-llahu në Kuranin e Tij të Madhërueshëm i urdhëron njerëzit të ’’ …Besojnë All-llahun dhe të bëjnë punë të mira’’.

5. Zotëri Afrim Ramadani, Shkup-Belgjikë.

Menjëherë pas formimit të Shoqatës  ishte domosdoshmëri ta kemi Web faqen e Shoqatës në Internet. Anëtarët e Shoqatës nuk kishin njohuri të mjaftueshme për ta kryer një punë të tillë në mënyrë profesionale.  Vëllau ynë nga feja Afrimi, për hirë të All-llahut të Lartësuar  e muar për sipër të na e bënte web faqen e Shoqatës dhe na e bëri bukur e mirë,tërheqëse dhe të lehtë për përdorim. Nuk i mungonte asgjë nga cilësia dhe sasia e elementeve që duhet t’i ketë një faqe e Internetit. Ishte bashkëkombasi ynë i parë që na dual në ndihmë, ndihmë e cila për ne ishte  shumë e çmuar  dhe vëllazërore.  

  

Le Locle 11.09.2011                                          Kryesija e shoqatës bamirëse

                                                                            ‘’Japim për Zotin’’

 PS.

Kuvendi njëzëri, pa asnjë vërejtje miratoj këtë listë dhe kështu në bazë të Statutit të Shoqatës Kryesija duhet në afatin sa më të shkurtër t’ua ndaj këtë mirënjohje të lartë personave dhe subjektit të lartëpërmendur.