Veprimtaria e shoqatës

VEPRIMTARIA E SHOQATËS

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

 ” Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim..” (El Bekare : 274)

 ” Mbroni pasurinë duke dhënë zekatin, shëroni të sëmuarit me lëmoshë dhe përballoni sprovat dhe vështirësitë e jetës me dua dhe lutje.” (Hadis i vërtet)

 ”Me të vërtetë All-llahu i Lartmadhëruar thotë: ”Jep robi im, e Unë do të jap ty.”(Hadis Kursi)

 ” Ai që me sadaka ndihmon të tjerët apo farefisin e afër, All-llahu do t’ia shtoi pasurinë”(Hadis i vërtet)

 Hamdi-adhurimi i takojnë vetëm All-llahut, Zotit Fuqiplotë, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit (s. a.v.s) 

    Të nderuar vëllezër nga feja dhe gjaku, ju njoftojmë se në saje të zemrës bujare të anëtarëve  të shoqatës, donatorëve shembull, bujarë dhe zemërgjerë, gjatë periudhës  korrik 2007- tetor 2015  u arritën  këto rezultate:

 Viti 2007

  Me rastin e Fitër Bajramit të vitit 2007  u janë shpërndarë 20 familjeve të varfura të komunës së Prishtinës, Podujevës dhe të Skenderajt  nga 50 FRS për të blerë artikuj ushqimorë. Me këtë rast  një invalidi të luftës të komunës së Istogut,  i cili ishte  në një gjendje të mjeruar sociale dhe shëndetësore i janë dhënë  540 FRS.

  Me rastin e festës së Kurban Bajramit në komunën e Ferizait janë shpërndarë  1100 FRS për 11 familje  zeqatë, që i ka dhënë familja  S. Mulaj me banim në Bernë.

  Për shkaqe shëndetësore i janë ndarë edhe 400 EUR  invalidit të luftës të komunës së Istogut.

 Viti 2008

 – Është bërë meremetimi i  shtëpisë së Ismet Rexhepit, fshati Banjicë,  komuna e   Kaçanikut,  i cili kujdesej për për 7 fëmijët e tij të pa nënë. Për atë shtëpi janë harxhuar  4190 CHF.  Shumicën e punëve i kanë kryer falas mjeshtrit bujarë dhe zemërgjerë.

  Një anëtarë i Kryesisë(Z.M) i harxhoj 2800 Euro për t’ia meremetuar shtëpinë një bashkëkombasi nga fshati Talinofc i Muhaxherve-komuna e Ferizajit, i cili nuk kishte mundësi ta bënte vet meremetimin e saj. 

  Këshillit nismëtarë për formimin e Degës së Shoqatës bamirës ” Japim për Zotin” në Kosovë i janë dërguar 1500 EUR. Ky Këshill,  në mars të  2008 në fshatin Carabreg të Deçanit ua ka shpërndarë 20 familjeve të varfra  artikuj ushqimor në një vlerë prej 1000 EUR, ndërsa  500 ERO i kanë harxhuar për përgatitjet dhe mbajtjen e Kuvendit Themelues të Degës së Shoqatës. Këtij Këshilli i janë dërguar edhe 260 FRS për shtypjen e një libri për nevoja të kursit të mësim-besimit që u mbajtën në disa qendra të komunës së Deçanit

   Janë dhënë 1000 FRS, për familjet që ju mungojnë kushtet elementare  për jetesë në Maqedoni nëpërmjet  Shoqatës qytetare” Shkëndia e mirësisë” me seli në Shkup( Qair).

   Një vëllau nga feja që i vazhdon studimet postdiplomatike në një shtet arab  në emër të bursës i janë dhënë 800 EUR, ndërsa si ndihmë për ta paguar banesën i janë dhënë 1270 FRS.

  Për vëllezërit tanë që mbetën pa kulm mbi krye në tragjedinë e Gërdecit në Shqipëri u dërguan 1090 FRS.
– Me rastin e festës së Fitër Bajramit (2008) në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë janë shpërndarë  5311 FRS, në emër të sadakës, vitrave dhe zeçatit. Vetëm në Prishtinë ndihmën prej 50 EUR e kanë marrë 38 familje jetimësh. Në Vushtrri me rrethinë u janë shpërndarë 31 familjeve të varfura dhe familje jetimësh prej 50-100 Euro . Në Podujevë këtë radhë (herën tjetër më shumë inshAllah) u janë shpërdarë 6 familjeve artikuj ushqimor me një vlerë prej 300 FRS.

  Ish Kryetari i xhamisë së” IKRA” të Bernit zotëri Emri Mislimi dhe një anëtar i Shoqatës zotëri Abdul Vehabi për çdo muaj (që nga Fitër Bajrami) po ua japin nga 100 FRS dy familjeve që rrisin jetimë në Prishtinë.

Viti 2009

 –Me rastin e festes së Fiter Bajramit (të vitit 2009-1430/31) u janë shpërndarë 30 familjeve që rrisin jetimë nga një pako me gjëra ushqimore me një vleftë prej 30 eurosh. Po ashtu me këtë rast u janë ndarë edhe 1670 euro për 15 familje që rrisin jetimë nga 50-100 euro. 

 – Është bërë ndërtimi i shtëpisë për tre fëmijët jetimë të Bedri Bytyqit të fshatit Sllovi komuna e Lipjanit, me një vlerë prej 8400 Euro. 

 – Dy familje shpenzuan më tepër se 10.000 euro për ndërtimin e një shtëpie.  Djemt e haxhi Zymber Murselit nga Pleshina, komuna e Ferizajit dhe djemt e Vesel Ollurit nga Ferizaji që punojnë në Zvicër dhe janë anëtarë të Shoqatës duke qenë të njohur  për gjendjen e mjeruar sociale, shëndetësore dhe të banimit  të zotëri  Ekrem Ollurit nga fshati Krojmirë (Krajmirofc) komuna e Skënderajt i propozuan Kryesisë së Shoqatës që të futet në listën e personave që kanë përparësi për ndërtimin e shtëpisë. Po ashtu propozuan që këto dy familjet nga Ferizaji të marrin obligim ndërtimin e kësaj shtëpie. Kryesia duke u mbështetur në të dhëna të dokumentuara i pranoi propozimet e tyre. Më në fund projekti u realizua dhe familja e Ekrem Ollurit para se të filloi dimri hyri në shtëpinë e re. Vlen të theksohet se këta bashkëkombas që e ndërtuan këtë shtëpi edhe dy vitet e mëparshme ishin shembull me punën e tyre në realizimin e disa projekteve të rëndësishme të Shoqatës.

  Janë shpenzuar për ndërtimin e shtëpisë për 4 fëmijët jetimë (dy të shkolles  fillore dhe dy të shkolles së mesme) të Hasan Zeqirit të fshatit Saraishtë të komunës së Ferizajit 4500 euro  Meremetimi i shtëpisë do të pëfundoi inshAllah në pranveren e vitit 2010.

Në tetorin e vitit 2009 e goditi një fatkeqësi e rënd familjen e Sadat Zeqirit fshati Sllovi komuna e Lipjanit, i cili mbeti pa kulm mbi kokë pasi që shtëpia mur flakën për shkak të instalimit të vjetruar të rrymës elektrike. Shoqata e ndihmoi këtë familje të varfër, duke ia blerë çeremidet që kushtuan 690 euro. Ndërsa donatorë tjerë të shumtë blenë materialin tjetër ndërtimor. Në fillim të dhjetorit shtëpia u bë gati për banim.
 U ndihmua zonjusha Z. G nga komuna e Pejës me 700 Euro, për të kryer një operacion të vështirë kirurgjik.

 Viti 2010

– Për ndërtimin e shtëpisë së Avni Hotjanit në fshatin Dajkofc të komunës së Roganës janë shpenzuar 7264 Euro të Shoqatës. Kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie edhe zotërinjtë : Haxhi Adem Deshishku, pronar i ndërmarrjes’’LESNA’’Prishtinë, i cili i  fali dyrtë dritare dhe parketin për këtë shtëpi.

 Zotëri  Fatmir Shaban Dërmaku, pronar i ndërmarrjes’’FATI COM’’, po ashtu  fali  material ndërtimor me një vlerë prej 350 Euro.

  Zotëri Beqir Jashari pronar i firmes ’’Univerzal Elektro’’ e fali materjalin për instalimin e rrymës elektrike me një vlerë prej 245 Eurosh.

 -U shpërndanë në emër të sadakës dhe zekatit 820 Euro  familjeve që rrisin jetimë.

 -U shpërndanë në emër të vitrave 1910 Euro familjeve që rrisin jetim dhe familjeve të varfura.

 -U ndihmuan imamët-hoxhallarët Osman Abazi dhe Sallah Feta me 250 Euro për ta inçizuar në CD Kuranin e Madhëruar, siç ka zbritur (arabisht) dhe  leximi- komentimi  i tij në shqip.

 Viti 2011

 – I janë dërguar  një hoxhe të  nderuar në Kosovë (M.M.) 1000 Euro për t’ia mundësuar disa parakushte për të kryer detyrën e shenjt të Davetit.

 -Është ndihmuar i riu 16 vjeçar Meriton Fegjri Beka nga Prishtina me 1050 CHF për shërim në një spital të Gjermanisë i cili vuan nga sëmurja e rënd- ,,Leukemia acuta’’.

 -Me rastin e Fitër Bajramit janë shpërnda në Kosovë vitra dhe sadakë me një vlerë prej 2070 Euro.

 -Janë dërguar më tepër se dy ton veshmbathje të përdorshme në Prishtinë, të cilat janë shpërnda në Podujevë, Vushtrri dhe në Fushë-Kosovë, për  njerëz që ju kanë munguar veshmbathja. Për transportin e tyre janë harxhuar 550.-CHF.

 -Më 01.10. 2011 ka filluar nga puna gjellëtorja për t’u ushqyer një numër i caktuar i skamnorëve të Prishtinës dhe punëtorët nga Shqipëria dhe periferia e Prishtinës të cilët dalin në tregun e punës dhe nuk gjejnë punë për të punuar. Gjellëtorja ju ofron një shuajt (dreken) pa të holla për këtë kategori të bashkëkombasëve tanë. Gjellëtorja  gjendet ngjit me Tregun e perimeve në Prishtinë (afër komunës së Prishtinës)

 Shpenzimet për qira të lokalit dhe për rrogat e dy punëtorëve i ka marrë për sipër  Shoqata me seli në Zvicër në një vlerë prej 1350 Euro.  Ndërsa shpenzimet për gjërat ushqimore zarzavate dhe për bukë  i ka marrë Dega e Shoqatës në Prishtinë.

 -Për nevojat e Shoqatës dhe veçmas për nevojat e gjellëtores është blerë një kerr transportues  nga një donatorë zemërgjerë me një vlerë prej 500 euro. (e zbritur 50% nga çmimi real)

 Viti 2012

 -Është blerë  materiali për ndërtimin e shtëpisë së Sabit Idrizit, nga fshati Surqinë, komuna e Ferizajit me një vlerë prej 5000.- CHF. Bashkëfshatarët e tij janë zotuar se do t’ia ndërtojnë dhe meremetojnë shtëpinë  pa pagesë.

 -Është dërguar në Prishtinë 1 ton veshmbathje për t’i shpërnda në Podujevë, Vushtrri dhe Fushë-Kosovë. Shpenzimet për dërgimin e tyre i ka marrë për sipër  ‘’Xhamia e Bardh’’ në Aarburg (Zvicër).

 -Janë shpërnda në emër të sadakës dhe të vitrave 1250 CHF në Prishtinë

  Viti 2013

 -Shoqata ka marrë pjesë me 1200 Euro për ndërtimin e shtëpisë së 4 fëmijëve jetimë të Shahide Imeroskes me banim në fshatin Buzallakovë të komunës së Velesit (Maqedoni). Këto të holla i ka dhënë veprimtari i dalluar i Shoqatës Femi Ameti.

-Është në përfundim e sipër shtëpia për 8 fëmijët jetim të Fetah Lutollit, (tetor), të cilët jetojnë me nënën e tyre Kimeten në lagjën ,,Kuvajti’’ në Podujevë. Truallin për atë shtëpi e ka siguruar shoqata bamirëse ,,Devotëshmëria’’, me seli në Podujevë, kurse shoqata ,,Japim për Zotin’’ i ka siguruar të hollat për ndërtimin dhe meremetimin e shtëpisë Për ndërtimin e saj Shoqata i ka harxhuar deri më tani përafërsisht 13.000 Euro. Veçmas duhet cekur bujarinë dhe zemërgjerësinë e këtyre donatorëve:

– Qiftit bashkëshortor Jeton e Lumturije Kqiku, (që jetojnë në Unterentfelden të Zvicres), të cilët murrën pjesë për ndërtimin e asaj shtëpie me 6200 CHF.

– Pronarët e firmës “Kosumi Fassaden Gmbh” Arben dhe Armend Kosumi me 2000 CHF, jetojnë në Unterentfelden.

-Pronari i firmës ,,Murseli Sarl’’ Shemshir Murseli me 1000 CHF (jeton në Moudon-CH).

-Pronari i firmës ,,Ameti Penture’’ Habil Ahmeti me 2000 CHF (jeton në Yverdon-CH)

Viti 2014

Është bërë meremetimi i shtëpisë së ndërtuar (gjatë vitit 2013) për fëmijët jetimë të Fetah Lutollit. Kontribut të veçantë që kjo familje ta gëzon shtëpinë e re para se të fillonte dimri dhanë këta donatorë të dalluar: Zotëri Adem Deshishkut, pronar i ,,Lesna’’me seli në Prishtinë, i cili i fali dyert e brendshme dhe e mobiloi kuzhinën dhe dhomat e gjumit me mobile të nevojshme për banim. Zotëri Daut Paçarizi, pronar i ,,Planet enginerg’’, nga Dragobili i Malishevës i fali dritaret dhe dyert e hyrjes për shtëpi që kapin një vlerë prej 2000 Euro. Vëllezërit nga feja të cilët investuan në punët përfundimtare (hapjen e bunarit, rrjetin e rrymës elektrike dhe kanalizimin) të shtëpisë: Habil Ameti me 1500 CHF dhe Jeton Kqiku me 1100 CHF. Më në fund 24 gushti i këtij viti do të jetë një datë e shënuar për familjen Jupolli, pasi që u bënë pronarë të shtëpisë së re me sallon e kuzhinë, dhe tri dhoma gjumi me një banë.

Kryesia e Shoqatës i falenderon të gjithë anëtarët e dy shoqatave motra ,,Devotëshmeria’’ dhe ,,Japim për Zotin,, si dhe donatorët tjerë zemërgjerë, që kontribuan në shumë mënyre në realizimin e projekteve të lartëshënuara.

Viti 2015

Me rastin e festes së Fitër Bajramit, Shoqata i shpërndau 1850 Euro vitra për familjet me nevojnë në komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë. Dhjet familje janë ndihëmuar me nga 100 Euro, ndërsa 17 familje me nga 50 Euro.

Shoqata e bëri meremetimin dhe zgjerimin shtëpisë së gjashtë fëmijëve jetim të Hazir Sadikut nga Prishtina, të cilët jetonin me nënën e tyre Elhame Sadiku në kushte të pa përshtatshme të banimit. Ne arritëm ta bëjmë këtë familje me shtëpi që i plotëson të gjitha kushtet e banimit në saje të ndihmës së Juaj mujore apo vjetore, duke i shpenzuar 7800 Euro. Por edhe ndihma e këtyre donatorëve zemërgjërë na dhanë një ndihëmesë të madhe për ta përfunduar ndërtimin, meremetimin dhe mobilimin e shtëpisë shpejt e mirë para se të fillojnë të reshurat e vjeshtes. Kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj shtëpie këta donatorë: Jeton Kqiku me 1000 CHF dhe Habil Ahmeti me 1000 CHF.

Pronari i ndërrmarrjes së mirënjohur ,,Lesna’’në Prishtinë zotëri Adem Deshishku (Bali) për këtë shtëpi na i siguroi falas: dyrtë e dritaret e shtëpisë, kuzhinen me elementet e nevojshme, dy ormana, një kauq, tavolinë për TV dhe tavolinë të bukes me një vlerë prej 2500Euro. Ndërsa djali i tij Bejtushi për sigurimine laminatit dhe bojlerit i hargjoi 325 Euro.

Pronari i Sallonit të mobiljeve ,,GAMA’’në Prishtinë, zotëri Hysen Shabani, i fali për këtë familje 2 kauqa me një vlerë prej 600 Euro.

Pronari i firmes ,,Univerzal-elektro” me seli në Prishtinë, zotër Beqir Jashari na i fali dy kreveta me një vlerë prej 200 Euro.

Pronari i firmes ,,Llamarin punues Shemi’’, zotëri Shemsi Ibrahimi, i kreu punimet përfundimtare të kulmit të shtëpisë me llastër, me një vlerë prej 300 Euro.

Viti 2016

Me rastin e Fitër Bajramit, Shoqata i shpërndau 2600 Euro vitra për familjet që rrisin jetim dhe familjet me nevojë. Prej tyre 950 Euro ju shpërndanë në dorë 19 familjeve, ndërsa në Fushë Kosovë ju ndanë 54 familjeve artikuj ushqimorë me një vlerë të përgjithshme prej 1650 Euro.

Me rastin e festes së Kurban-bajramit Shoqata shpërndau mishin e 5 kurbanave familjeve që rrisin jetimë dhe familjeve me nevojë në Fushë Kosovë.

Në bashkëpunim me Kompaninë ,,Arijani’’( me seli në Vushtrri) u murëm vesh që së bashku ta ndërtuam një shtëpi për 5 fëmijët e dëshmorit Shahin Feka, që jetojnë me nënën e tyre Bahrije Feka në një banesë me qira që ua kishte siguruar Komuna e Vushtrrisë pasi që shtëpia e tyre nga vjetërsia dhe lagështia para një viti ishte shembur. Shoqata do ta financon ndërtimin e shtëpisë me 8000 Euro, ndërsa shpenzimet tjera i ka marrë për sipër Gani Imeri, njëri prej pronarëve të Kompanisë.

P.S. Elhamdulilah, sot më 20 tetor 2017, 5 fëmijët e dëshmorit Shahin Feka së bashku me nënën e tyre Bahrije Feka hynë në shtëpinë e re. E falënderojmë të Madh Zot, që Kompaninë ,,Ariani’’ dhe shoqatën bamirëse ,,Japim për Zotin’’ i bëri sebep për ta bërë me shtëpi të bukur e të gjerë familjen e dëshmorit Shahin Feka.

Disa bashkëkombasë tanë që jetojnë në Zvicër, në mesin e të cilve pati edhe anëtarë të Shoqatës tonë, duke ditur se hoxha i nderuar Faruk Nahi, jeton në kushte të vështira, në një banesë me qera në Ferizaj, murrën aksionin për ta ndihmuar hoxhën Faruk Nahin për ndërtimin e shtëpisë së nisur më herët. Shoqata jonë mur pjesë me 2000.00 CHF, në atë aksion humanitarë.

Viti 2017

Me rastin e Fiter Bajramit Shoqata i shpërndau 3200.00 Euro për familje që rrisin jetim dhe familje me nevojë. U shpërndanë 73 paketa me gjëra ushqimore me një vlerë të përgjithshme prej 2190 Euro( çdo paketë ka pasur gjëra ushqimore në një vlerë prej 30 Euro).

Me rastin Kurban Bajramit Shoqata e ka shpërnda mishin e 12 kurbanave për 84 familje.

Kryesia e Shoqatës në mbledhjen e saj të mbajtur në lokalet e xhamisë ,,IKRA’’ në Bern më, 07. 05. 2017 mur vendim që këtë vit t’i blehet një banesë fëmijëve jetimë të Arif Ibrahimit nga Tetova. Bashkëshortja e të ndjerit Dhurata Ibrahimi, banon në një dhomë me 5 fëmijë jetimë ( Artanin i lindur më 1996, Artiola e lindur më 2001, Arza e lindur më 2004, Armari më 2008, Omeri më 2010) . Për blerjen e banesës për këtë familje janë zotuar se do të ndihmojnë edhe Shafi Ajdini, imam i një xhamie në Tetovë dhe Visar Xhaferi, doktor specialist në një spital të Shkupit, i cili është edhe kryetar i një shoqate humanitare në Tetovë. Shoqata jonë për blerjen e baneses i kanë dërguar në Tetovë (të autorizuar për tërhjeqjene e tyre nga banka Visar Xhaferi dhe Shafi Ajdini) 15.000.00 Euro. Tëhollat tjera do t’i sigurojnë zotërinjët Xhaferi dhe Shafiu.

E lusim Allahun, Zotin Fuqiplotë, t’ua shtoj bereqetin dhe t’i shpërblej me të mirat e shumta të kësaj bote dhe të botes tjetër të gjithë anëtarët e Shoqatës dhe donatorët bujarë dhe zemërgjerë të cilët na i  besuan ndihmat e tyre (sadakanë dhe zeçatin) për t’i përdorë në realizimin e projekteve bamirëse të Shoqatës. Po ashtu e lusim të Madhin Zot që t’ua plotësoi të gjitha lutjet, të gjitha dëshirat bashkëkombasëve tanë që punojnë në  rritjen dhe  forcimin e   Shoqatës me anëtarë dhe  donatorë të rinj.

Viti 2018

Pasi që shoqata jonë me Statutin e saj është përcaktua shoqatë që i mbulon  të gjitha trojet tona etnike, Kryesia e Shoqatës në mbledhjen e saj të mbajtur në lokalet e xhamisë ,,IKRA’’ në Bern më, 25. 05. 1918  mur vendim që këtë vit t’i blehet një banesë apo shtëpi fëmijëve jetimë të Arif Ibrahimit nga Tetova. Bashkëshortja  e të ndjerit Dhurata Ibrahimi, banonte në një dhomë  me 5 fëmijë jetimë, (njëri prej tyre me aftësi të kufizuara)  Për blerjen e banesës apo shtëpisë për këtë familje janë zotuar se do të ndihmojnë edhe  Shafi Ajdini, imam në xhaminë ,,Muaremçe’’ në Tetovë dhe Visar Xhaferi, kryetar i shoqates bamirëse,,Agim i bamirësisë ’’me seli në Tetovë. Gjatë muajit korrik  të vitit 1998 lajmrohemi nga zotëri Visar Xhaferi se është  blerë shtëpia me një vlerë prej 45.000.-Euro. Ne tri subjektet  u pajtuam që çdonjeri nga ne t’i paguajm nga 15.000.-Euro.  Obligimet tona i kryem me dërgimine e të hollave nepërmejt kontos bankare. Jemi njoftuar me anë të një DVD-je nga Visar Xhaferi se fëmijët jetim me nënen e tyre kanë hyrë në shtëpi,  pas disa meremetimeve në muajin tetor të 2018.

Në bazë të dëshmisë të Profektit të Rrethit të Gjirokastres zotëri Ndriqim Gjika, prej 10 xhamiave që i ka rrethi i Gjirokastres vetëm në tri xhamia kryhet namazi pasi që  xhamiat tjera nuk kanë imamë.  Profekti kërkoi nga shoqata jonë që për hirë të Zotit Fuqiplotë ta ndihmojmë funksionalizimin e disa xhamijave duke ua dërguar nga 300 Euro në muaj. Kryesia e muar vendim se gjat një viti t’ua sigurojnë mjetet e kërkuara. Shoqata  në total nepërmjet shërbimit bankarë ua dërgoi 4600 Euro vëllazërve tanë në Shqipëri.

Edhe në Kosovë Shoqata jonë ka dërguar vitra me rastin e Fiter Bajramit. Në Prishtinë dhe Fushë- Kosovë janë shpënda 70 paketa me gjëra ushqimore në një vlerë të përgjithshme prej 2100.-Euro. Ndërsa në Vushtrri janë shpërnda 370 Euro për 7 familje.

E lusim Allahun, Zotin Fuqiplotë, t’ua shtoj bereqetin dhe t’i shpërblej me të mirat e shumta të kësaj bote dhe të botes tjetër,  të gjithë donatorët dhe anëtarët e Shoqatës  të cilët  na i  besuan ndihmat e tyre (sadakanë dhe zeçatin) për t’i përdorë në realizimin e projekteve bamirëse të Shoqatës.

Viti 2019


1. Me rastin e festes së Fiter Bajramit, shoqata  ka shpërndarë 125 pako me gjëra ushqimore për familjet që rrisin jetimë dhe familjet me nevojë, duke shpenzuar në total 2500 Euro.

2. Katër familjeve që rrisin jetimë ju kanë shpërndarë 400 Euro.

3. Për botimin literatures Islame janë shpenzuar 7758 CHF.

-KURANI FISNIK, i  mbështetur në përkthimin e Sherif ef.Ahmetit,  2240 kopje;.

-Libri,,Udhëzues i ilustruar mbi Isalamin’’ 5000 kopje. 

-Libri ,, Për ty që s’falesh’’, 7000 kopje. 

-Përmbledhje e lutjeve nga Kurani dhe Syneti 12.000 kopje

Shumica e literatures është shpërnda në xhamiat e Kosoves. Një pjesë e tyre ka mbetet të shpërndahet gjatë pushimit të veres në Kosovë dhe në diasporë.

 
4. Është ndihmuar Rrethi i Gjirokastres për funksionalizimin e disa xhamiave për të kryer namazin ditor dhe javorë  me 1041 CHF.( kista e fundit e mbetur nga viti i kaluar) 

 5. Janë derdhë në konton ,,Firdevsi’’ (të regjistruar nga hoxha Elvis Naçi)  në banken e PostFinance në Zvicres 5000.00 CHF, për të ndihmuar ndërtimin e shtëpiave për të prekurit nga termrti i Dursit. 

Të nderuar vëllezër, anëtarë të shoqates ,,Japim për Zotin’’ në saje të bujarisë së Juaj kemi arritur realizimin e projekteve të lartëshënuara duke shpenzuar 17438 CHF. Shpresojmë,  inshallah ky vit do të jetë më i suksesshëm pasi që e kemi shpallur vit të ,,sadakes që rrjedhë’’( me marë pjesë në ndërtimin e xhamijave ). 

Viti 2020

Ky vit, viti 2020 po na del viti më i varfër i Shoqates në  realizimin e projekteve humanitare. Jemi të bindur se edhe pandomia-plandomia ishte një faktor i rëndësishëm që ndikoj tek njerëzit të merren kryesisht me vetveten, duke harruar urdhërat e të Madhit Zot dhe këshillat e të Dërguarit të Tij Muhamedit a.s. që të kujdesemi per shtresen e njerëzëve të varfr, veçmas per jetimët.

Në saje të donatorëve të perkushtuar që t’u gjinden pranë njerëzëve me nevojë janë realizuar këto projekte: 

Kemi marë pjesë në meremetimin e xhamisë në Veternik( në hyrje tëPrishtinës) me 5000.-CHF. 

Kemi marë pjesë sëbashku me shoqaten ,, Relef’’ per  ndërtimin e shtëpisë për 5 fëmijët jetimtë të të ndjerit Besnik Tëmava, të cilët jetonin me nënen e tyre Hajrije Murati në Bardhosh. Kryesia në emrin e Juaj të nderuar donator dhe anëtarë të Shoqates mur pjesë me 5000.-CHF në realizimin e këtij projekti.

Kemi marë pjesë sëbashku me shoqaten,, Agimi i bamirësisë’’per meremetimin e një shtëpie per një familje me nevojë në Tetovë, duke investuar  1000.-CHF per atë qëllim.

Sivjet elhamdulilah e realizuam një projekt me rëndësi jashtë hapsires tonë kombëtare, duke e hapur një bunar per fshatarët e një fshati në Somali, duke shpenzuar 1500 CHF. 

E lusim Allahun, Zotin Fuqiplotë, që anëtarëve dhe donatorëve të shoqates tonë, por edhe të shoqatave tjera,  të na e pranoj sadaken dhe zeqatin duke na shpërblyet me të mirat e Tij të panumërta të kësaj bote dhe të botes tjetër.

Le Locle, 10. 02. 2020 

Kryesia  e shoqates bamirese,, Japim për Zotin’’