PDF Print E-mail
Article Index
Dijetaret na keshillojne
Stimulimi i epshit dhe efektet e saj
Mospërkujdesja në namaz
Qëndrimi para All-llahut, subhanehu ve teala
Gjëra të kota
Falėnderimi i takon vetem All-llahut
Nevoja për dituri
Namazi
All Pages

DIJETARËT NA KËSHILLOJNË:

Libër i autorit  Sali Ahmed esh- Shami. Përkthyer nga gjuha arabe : Abdullah Fetahu, recenzimi fetar: Sadik Ibishi.
Ibën Kajim  el-Xhevziu( 691-751 h). U lind në afërsi të Damaskut . Ishte nxënës i Iben Tejmiut. Është njëri nga dietarët e mëdhenj të Islamit.

P.S. Kërkojmë falje prej lexuesve të këtij libri të cilët një kohë të gjatë nuk kanë mundur ta lexojnë si duhet këtë libër për shkakun se në tekstin e këtij libri dikush nga njerëzit që kanë punuar në futjen e shkrimeve në këtë faqe të internetit, e kanë ndryshuar shumicën e tekstit të këtij libri, me vetëdije apo pa vetëdije, për të cilën gjë din vetëm i Madhi Zot. Ne i lusim lexuesit që të na falin neve që nuk e kemi kontrolluar tekstin më heret. Por lutja jonë e fundit është : Të lusim shumë o i Madhi Zot  që neve që se kemi kontrolluar tekstin dhe atë që i ka bërë ato ndryshime në tekst( pa qëllim) të na falë dhe të na mëshiron me Mëshirën e Tij të pakufishme.

Më 12.06. 2010                                      
Robi i All-llahut, Zotit Fuqiplotë, Abdel Wehab

''Këshillat e Ibën Kajimit''

Hareja e njeriut
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
All-llahu, subhanehu ve teala, është Ai prej të Cilit kërkohet dhe shpresohet t'u përgjigjet lutjeve, t'ju ndihëmojë në këtë dhe në botën tjetër, dhe t'ju begatojë me dhunti të dukshme dhe të fshehta dhe t'ju bëjë prej atyre që:
-    Nëse ju begaton, e falenderoni,
-    Nëse ju sprovon, duroni,
-    Nëse bëni mëkate, kërkoni falje dhe pendoheni.
Këto tri elemente janë parullë dhe moto e haresë dhe simbol i shpëtimit në këtë botë dhe në Ahiret.

Kushtet se si të përfitojmë nga Kur'ani
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë thotë: nëse don të përfitosh nga Kur'ani:
-Koncentrohu me zemrën tënde gjatë leximit dhe dëgjimit të Kurânit.
-Dëgjo me vëmendje !
-Le të jenë prezentë gjymtyrët tuaja dhe llogarite veten se Ai i Cili po fletështë All-llahu, të drejtohet ty me këto fjalë nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
'' Në të gjtha këto, për ata që kanë mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.'' ( Kaf:37)

Humbja e kohës
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Humbja e kohës është më e keqe se sa vdekja, ngase humbja e kohës të largon nga All-llahu, subhanehu ve teala dhe Dita e Gjykimit, kurse vdekja të ndan nga jeta e kësaj bote.

Shërimi me Kur'an
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Sëmundjet e zemres janë dy lloje: sëmundjet e dyshimeve dhe sëmundjet e epshit. Kur'ani është ilaç dhe shërues i dy llojeve. Në Kur'an ka argumente dhe fakte të prera që e qartësojnë të vërtetën nga e kota dhe i mënjanojnë sëmundjet e dëshimeve në mënyrë që njeriu t'i shikojë gjërat ashtu siç janë.
Kurse shërimi i sëmundjeve të epshit bëhet me urtësi, me këshilla të mira, qofshin me nxitje apo me qortime, me asketizëm nga kjo botë dhe nxitje për të vepruar për botën tjetër. Ndodhitë, ngjarjet dhe tregimet të cilat ceken në Kur'an nga të cilat marrim mësime, janë shkaku kryesor për t'i larguar dhe mënjanuar sëmundjet e epshit.

Pranimi i mangësive
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
-Tuba( luginë në Xhenet) është për atë personi cili është i drejtë ndaj Krijuesit të tij.
-Dëshmon për veten se është i padijshëm pranë diturisë së Tij.
-Ka  mangësi në veprat e tij.
-Ka të meta në veten e tij.
-Dhe se është i pakujdesshëm ( neglizhent) ndaj urdhërave të All-llahut, dhe se është i padrejtë në sjelljet e tij. Nëse e dënon për mëkatet e tij e sheh dhe e llogaritë drejtësi, e nëse nuk e dënon, e sheh dhe e llogaritë mirësi. Nëse e vepron një të mirë e din se është prej dhuntive të All-llahut e nëse e pranon përseri është dhunti dhe lëmoshë, e nëse nuk e pranon atëherë kuptohet se me këtë gjë nuk meriton t'i drejtohet Atij.

Robi i ka dy mbulesa

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Robi i ka ( posedon) një mbulesë mes tij dhe All-llahut, dhe tjetrën mes tij dhe njerëzve. Kush e largon mbulesen e cila qëndron në mes tij dhe All-llahut, All-llahu, subhanehu ve teala, do t'ia largojë mbulesën të cilën e ka mes tij dhe njerëzve.

Porta e falenderimit
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Porta më e mirë nga e cila futet njeriu tek All-llahu, subhanehu ve teala, është porta e falenderimit ( bonkrotimit). Ndjenja se ke nevojë për All-llahun, ngase njeriu nuk e shikon veten se posedon pozitë, autoritrt dhe as që posedon ndojnë shkak që mund të shpresojë në të dhe as ndonjë vepër me të cilën shpreson të ndërmjetëson. Por i drejtohet All-llahut, subhanehu ve  teala, prej portës së falementimit, varfërisë, dhe ndjenjës për nevojë për ndihmën dhe mëshirën e All-llahut. Andaj nuk egziston rrugë më e afërt për tek All-llahu se sa rruga e adhurimit dhe as pengesë më e madhe se pretendimet dhe lavdërimet.

Etapat e të devotshmëve
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
-Etapa e parë e devotshmërisë është:
'' O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.''      ( Ahzab: 41-42)
-Etapa e mesme është:
'' Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errsirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.''   ( Ahzab : 43)
Etapa e fundit është :
''Ditën që e takojnë Atë ( Zotin), përshëndetja e tyre është Selam ( paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë''.  ( Ahzab: 43 )

Shpëtimi nga zjarri me mëshirën e All-llahut
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Kanë thënë më shumë se një prej të parëve tanë të mirë: njerëzit do të shpëtojnë prej zjarrit me faljen dhe mëshirën e All-llahut, do të futën në Xhenet me mëshirën dhe bujarinë e Tij, kurse vendbanimet në Xhenet do t'i ndajnë sipas veprave që i kanë vepruar.

Kopshtet e Xhenetit
Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Transmetohet nga Ibën Omeri, (r.a) se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
''Nëse kaloni përrreth kopshteve të Xhenetit pushoni në to ( shfrytëzoni atë)'', u pyet i Dërguari i All-llahut :  Cilat janë kopshtet e Xhenetit? U përgjigj:'' Tubimet ku përmendet All-llahu''.
A'ata bin Ebi Rebah thotë:
'' Tubimet ku përmendet All-llahu janë ato tubime ku mësohen gjërat e lejuara dhe ato të ndaluarat, si të bëhet shitblerja, si të falet namazi dhe si të agjërohet, si të japet lëmosha, si të bëhet martesa dhe si si të bëhet ndarja( divorci), dhe si të bëhet haxhi në mënyrën më të përsosur.''

Parimet e fesë
Ibën Kajimi, All-llahu ee mëshiroftë, thotë:
Durimi ka të bëjë në tre sende apo në tre raste:
1. Durimi ndaj urdhërave të All-llahut dhe adhurimeve deri sa të veprohen në mënyrën më unike dhe më elegante.
2. Durimi ndaj ndalesave të All-llahut, subhanehu ve teala, që mos t'i veprojë dhe të mbrohet nga ato.
3. Durimi ndaj caktimit të All-llahut, subhanehu ve teala, që të mos hidhërohet me caktimin e All-llahut.
Hoxha i nderuar Abdulkadër thotë:
''Eshtë e domosdoshme dhe e detyrueshme për robin të veprojë urdhërat e All-llahut, subhanehu ve teala, të largohet nga ndalesat dhe të bënë durim në caktimin e All-llahut.''

Mos e nënçmo dynjanë!
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Kjo botë në realitet nuk nënçmohet, por nënçmimi drejtohet në veprat që i vepron robi në këtë botë. Kjo botë është urë kaluese për në Xhenet apo për në zjarr. Por kur në këtë botë mbizotëruan epshet, pakujdesija (neglizhenca) dhe largimi nga rruga e All-llahut dhe botës tjetër, dhe këto tipare u bënë atribut i pjeses dërmuese të banorëve të kësaj bote, atëherë u përhap dhe u cilësua kjo botë me emër nënçmues. Megjithatë kjo botë është ndërtuese e botës tjetër dhe kopshtit të saj. Prej kësaj bote mirren valigjet për në Xhenet, në këtë botë shpirtërat u zbukuruan dhe u stolisën me besim, me njohjen e All-llahut, dashurinë e Tij, përmendjen dhe të shpresuarit në mirësitë dhe begatitë e All-llahut, subhanehu ve teala.
Jetën më të mirë dhe harenë e gëzimin që e përjetojnë banorët e Xhenetit, të gjitha këto janë fryt i veprimit në këtë botë. Mjafton kjo pozitë dhe vlerë që të cilësohet kjo botë me emra të bukur e asesi të nënçmohet. Kjo botë për miqtë e All-llahut është vend ku gëzohet zemra, relaksohet shpirti, dhe vend ku knaqen robërit e All-llahut me kënaqësi që nuk i përngjajnë asnjë lloj kënaqësie, duke përmendur All-llahun, njohjen e Tij, dashurinë ndaj Tij, të adhuruarit e Tij, mbështetjen dhe këthimin tek Ai, subhanehu ve teala. Në këtë botë është fjala, shpallja, dhe udhëzimi i Tij.

 



 

Ndihmo me PayPal

Allah-u ju shperbleftë për këtë ndihmë.

Amount: 

Sa shpenzoni ju per sadaka ne nje vit?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot81
mod_vvisit_counterDje169
mod_vvisit_counterKëtë Javë81
mod_vvisit_counterJavën e Kaluar988
mod_vvisit_counterKëtë Muaj731
mod_vvisit_counterMuajn e kaluar4304
mod_vvisit_counterGjithësejt29352

Online (20 minutes ago): 12
Your IP: 38.107.191.105
,
Today: Sep 05, 2010

Duke lexuar ne faqe:

Ne kemi 3 vizitore ne linje