DONATORËT QË U BËNË SHEMBULL ME BUJARINË E TYRE
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR- RAHIM
'' S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu është shpërblim i madh.'' '' Andaj, sa të keni mundësi, ruhuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.'' / Kur'an, 64: 15-16 /
'' Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumfishon ( shpërblimin) atij që dëshëron, All-llahu është Bujar i madh, i di qëllimet.'' / Kur'an, 2: 261 /
'' Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, rrespektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshiroi All-llahu. All-llahu është Ngadhënjys, i Urtë''/Kur’an, 9 : 71/
Pejgamberi ( s.a.v.s ) paqa, bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të thotë: ''Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre, në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuhet një organ edhe pjesët tjera të të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperaturës.'' Elhamdulilah o i Madhi Zotë që në mesin tonë ende ka besmtarë të devotshëm të cilët për hirë Tënden jepin më të dashuren e tyre-pasurinë, për ta fituar të këndshmen-Xhenetin Tënd. Elhamdulilah o Mëshirues i të gjithë Mëshiruesëve, që me Mëshirën dhe Ndihmën Tënde i bëre sebep këta donatorë dhe shumë të tjerë për t’i gëzuar tri familje që jetonin në kushte shumë të vështira dhe të papërshtatshme për banim. Me sadakën dhe zeqatin e tyre dhe ndihmen e pakursyet të anëtarëve të Shoqatës u ndërtuan tri shtëpia ; u gëzuan tri familje ; u gërzuan shumë jetima ; u gëzuan shumë robë Tuaj që kishin nevojë për ndihmë vëllazërore. Ty të falenderojmë o Allahu jonë që bëre caktim që shoqata bamirëse ‘’Japim për Zotin’’ t’i mbledhi ndihmat e robve Tuaj të devotshëm, të cilët me punën e tyre u bëne shembull dhe inshAllah do të jenë edhe në të ardhshmen shembull siç ishin dhe janë shembull shokët e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit (s.a.v.s) Të nderuar bashkëkombas me siguri Shoqata nuk do të arrinte t’i ndërtonte tri shtëpiat e planifikuara vetëm me ndihmën e anëtarëve të saj. Por Ndihma dhe Mëshira e All-llahut, Zotit Fuqiplotë, bëri që Shoqatën ta ndihmojnë këta burra e shumë të tjerë, që në këtë rast nuk po i përmendim( shumica prej tyre nuk ishin anëtarë të Shoqatës) : 1) Arqitekti Muhamed Morina, jeton dhe punon në Prishtinë. Shoqatën e ndihmoi me 5250 Euro. 2) Haxhi Shemshir Murseli, punon dhe jeton në Zvicër. Pronar i ndërmarjes ’’MURSELI SARL’’ e cila merret me zdruktari dhe ndërtimin e kulmeve të shtëpiave. Në vitin që shkoi e ndihmoi Shoqatën me 6150 FRS. 3) Haxhi Xhafer Mueseli, jeton dhe punon në Zvicër, në vitin që shkoi Shoqatën e ndihmoi me 3100 FRS 4) Zotëri Zeqir Murseli, jeton dhe punon në Zvicër, në vitin që shkoi e ndihmoi Shoqatën me 2200 FRS 5) Haxhi Mexhit Olluri, jeton dhe punon në Zvicër, Shoqatën e ndihmoi me 2050 FRS 6) Zotrinjët Zeqir Mjeku me vëllazër, pronarë të Ndërrmarjes ndërtimore,,Albani’’ ia falën Shoqatës 1250 Euro. 7) Zotërinjët Sabit dhe Xhavit Olluri pronarë të firmes ‘’OLLURI’’, Bibaj-Ferizaj, ( merret me riparimin e bandashve të aluminit për vetura) ia falën Shoqatës nga 1000 Euro. 8) Zotëri Tahir Maloku, pronar i Ndërrmarrjes ’’FITORJA’’-Prishtinë-Ferizaj, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej më tepër se 1200 Euro. 9) Zotëri Adem Deshishku, pronar ndërrmarrja ’’LESNA’’ Prishtinë, I fali dyrtë dhe dritaret për dy shtëpiat e ndërtuara për fëmijët jetim të Bedri Bytyqit, Sllovi- Lipjan dhe të Hasan Zeqirit, Sarajishtë- Ferizaj. . 10) Zotëri Hysni Kastarica, pronar i NTPSH ’’FILIZI’’ Prishtinë-Vushtrri, fali material ndërtimor me një vlerë prej 572 Euro. 11) Zotëri Ismet Krasniqi, pronar i NTPSH ’’PËRPARIMI’’ Prishtinë, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej 356 Euro. 12) Zotëri Blerim Troni, pronar i NTPSH ’’JEHONA’’-Fushë Kosovë, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej 260 Euro. 13) Zotëri Basri Sopjani, pronar i NTPSH ’’ARAGONIT’’ Prishtinë, fali matrjal ndërtimor me një vlerë prej 147 euro. 14) Zotëri Ismail Brajshori, pronar i firmes ’’MATEXS’’ Prishtinë, fali elementet e kuzhinës me një vlerë prej 170 Euro. 15) Zotëri Nexhip Raçi, pronar i NTPSH ’’SHPËTIMI’’ Prishtinë, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej 135 Euro. 16) Zotëri Muhamed Blaçkori, pronar i firmes ’’BESHOLLI COMERCE’’ Prishtinë, fali pllaka të kuzhinës me një vlerë prej 124 Euro. Ne e lusim të Madhin Zotë që t’i shpërblejë me të mirat e shumta të kësaj bote dhe të botës tjetër të gjithë ata që burra dhe ato gra, djem dhe vasha që për hirë të All-llahut të Lartësuar ndihmojnë jetimët dhe nevojtarët e ndryshëm me të vetmin qëllim që Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesëve të jetë i kënaqur me ta. Le Locle, 23.12 2009
Kryesia e Shoqatës bamirëse ‘’Japim për Zotin’’
|