Me emrin e All-llahut, Mëshirëuesit, Mëshirëplotit !
Hamdi-adhurimi itakon vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit, s.a.v.s .
PROJEKT- PROGRAMI I RADIO TV ''DRITA'' NË INTERNET
I. PJESA E PËRGJITHSHME Radio, TV-ja dhe Interneti janë institicione që luajnë rol të rëndësishëm në edukimin, arsimimin, vetëdijen dhe ndërgjegjen e të gjitha shtresat të popullësisë të çdo vendi. Këto institicione tek ne shqiptarët, veçmas TV-ja në vitet e fundit është duke luajtur rol tejet negativ, duke i futur në familjen shqiptare traditat e huaja negative, moden e shoqërisë së çfrenuar dhe përkëmbjen e shumë traditave tona pozitive.
Të gjithë ata burra e djem, të gjitha ato gra e vasha që nuk janë të kënaqur me këtë gjendje të mjeruar, janë të detyruar që për hirë të All-llahut të Lartësuar, të bëjnë atë që mundin, për ndryshimin e rrethanave dhe shkaqeve që na quan në këtë krizë të thellë ekonomike, sociale dhe morale, që na quan në këtë udhë të pa udhë, që na pruan në buzë të greminës, rreziqe këto për ta humbur me turp këtë botë dhe botën tjetër !
All-llahu, Zoti Fuqiplotë në Kuranin famlartë thotë:
''Vërtet All-llahu nuk do ta ndryshoj gjendjen e një populli, derisa ai të mos e ndryshojë vetveten'' . (Er Ra'd: 11)Ne që e njohim Krijuesin e Vetëm, All-llahun e Lartësuar, Zotin Fuqiplotë dhe të Gjithëdijshëm, e që nuk jemi të kënaqur me këtë gjendje mund të bëjmë shumshka për ta ndryshuar vetveten, rrethin familjarë dhe shoqërinë, që është parakusht i vetëm që i Madhi Zot të na ndryshojë këtë gjendje shumë të rëndë në të cilën gjindemi.
Puna e parë që duhet të bëjmë është bashkimi i forcave tona shpirtërore, intelektuale dhe finansore, për krijimin e një Qendre radiotelevizive që do të merrej me ringjalljen, mëkëmbjen dhe forcimin e trashigimisë tonë të pasur e të shëndoshë Isleme dhe kombëtare.
Radio TV në internet është faza e parë, apo hapi i parë për të arrijtur deri në qëllimin që edhe ne shqiptarët ta kemi së paku një kanal televiziv islamo-kombtar në satelit, roli i të cilit do të jetë tejet i rëndësishëm në pengimin e furtunave dhe humnerave të shumta që po ia përgadisin familjes, popullit dhe kombit tonë njerëzit djaj dhe vet djalli i mallkuar.
II. PJESA THEMELORE E PROGRAMIT Ky institicion informativo-edukativo-arsimor do të kryej punë të rëndësishme duke e njoftuar opinionin tonë me punën këmngulse të imamve( mësusve të fesë) kryesive dhe xhematit të xhamiave që punojnë në Zvicër, diasporë dhe në atdhe në ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë tonë fetare dhe kombëtare, që do të jetë arma me e fuqishme e rinisë tonë për ta ruajtur qenien e tyre fetare dhe kombtare.
- Në bashkëpunim me kryesitë dhe imamët e Qendrave Islamike( xhamijave) do të transmetohen derset dhe hudbet e namazit të xhumasë nepërmjet radios dhe TV-së në internet.
- Do të transmetohen tribunat e ndryshme që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashigimisë tonë fetare dhe kombtare.
-Do të transmetohen intervistat që do të na i japin imamët, kryetarët apo zëdhënsit e xhamijave për punën e tyre dhe kolegve të tyre në realizimin e projekteve të rëndësishme në forcimin e bashkësive, xhamijave dhe xhematit të tyre.
-Do të ndihmohet realizimi i programeve arsiomoro-edukative në nxënien e dijeve fetare, në mësimin dhe përforcimin gjuhës amtare, në kuptimin e ngjarrjeve të rëndësishme të historisë kombtare dhe islame.
- Do të punohet në riforcimin dhe ringjalljen e ndihmës vëllazërore dhe solidaritetit në mes shtresave të pupullsirë që kanë nevojë për ndihmë vëllazërore dhe shtresave të popullësisë që kanë mundësi të ndihmojnë në mënyra të ndryshme, sidomos duke dhënë sadakë dhe zeqatin që duhet ta japin sipas dispozitave të Sheriatit.
- Do të punohet në bashkimin e xhematit në Zvicër, diasporë dhe gjetiu për aksione të përbashkta për meremetimin, ndërtimin dhe blerjen e xhamijave, dhe objekteve tjera, që do të perdoren për zënjen e dijes, për tregti dhe pushim.
- Do të mbahen gara-kvize të ndryshme nga të gjitha lëmitë e jetës.
- Do të ndihmohet organizimi i mbajtjes së turnireve sportive në mes nxënësëve të regjioneve të ndryshme dhe të xhemmatit të xhamiave.
- Do të ndihmohet organizimi i vizitave në mes nxënësëve të kantoneve gjermane dhe atyre franqeze dhe italiane, që do të luante rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës amtare dhe rritjen dhe forcimin e dashurisë vëllazërore në mes nxënësëve të moshave të reja.
- Do të ndihmohen organizimet që forcojnë bashkëpunimin vëllazëror në mes shqiptarëve të regjioneve të ndryshme të atdheut.
- Do të ndihmohen organizimet e bashkëpunimit ndërnjerëzor në mes kombeve dhe feve të ndryshm me qëllim të njohjes, rrespektimit dhe bashkëpunimit miqësor dhe të sinqert për ta njohur njëri tjetrin me vlerat pozitive që i ka çdo popuull.
- Programi do të jetë i hapur për individ dhe subjekte të ndryshme për dhënien e propozimeve konkrete, që shkojnë në interes të ngadhnjimit të vërtetës mbi të pa vërtetën, të ngadhnjimit të drejtësisë mbi padretësinë, të ngadhnjimit të mirës mbi të keqen, të ngadhnjimit të bukures mbi të shëmtuarën dhe mbi të gjitha të ngadhnjimit të Ligjit të Zotit mbi ligjin e djallit njeri dhe vet djallit të mallkuar.