PDF Print E-mail
VEPRIMTARIA E SHOQATËS
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

''Robve të Mi, të cilët besuan thuaju: ''Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fsheftas e hapta, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompenzim as miqësi'' (Suretu Ibrahim, ajeti 31).

'' S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falin namazin dhe e dhanë zeqatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. '' ( El Bekare : 277)


'' Mbroni pasurinë duke dhënë zekatin, shëroni të sëmuarit me lëmoshë dhe përballoni sprovat dhe vështirësitë e jetës me dua dhe lutje.'' ( Hadis i vërtet)

Hamdi-Adhurimi i takon vetëm All-llahut, Zotit Fuqiplotë, ndërsa selamet dhe selavatet me rrespekt të veçantë  ia dërgojmë Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit (s. a. v. s, ), familjes dhe shokve të tij të respektuar.  

Të nderuar vëllezër nga feja dhe gjaku, ju njoftojmë se në saje të zemrës bujare të anëtarve  të Shoqatës, donatorëve shembull, bujarë dhe zemërgjërë, gjatë periudhës  korrik 2007- dhjetor 2009  u arritën  këto rezultate:

Viti 2007
a). Me rastin e Fitër Bajramit të vitit 2007  u janë shpërndarë 20 familjeve të varfura të komunës së Prishtinës, Podjevës dhe të Skënderajtë  nga 50 FRS për të blerë artikuj ushqimorë. Me këtë rast  një invalidi të luftës të komunës së Istogut,  i cili ishte  në një gjendje të mjeruar sociale dhe shëndetësore i janë dhënë  540 FRS.
b). Me rastin e festës së Kurban Bajramit në komunën e Ferizajtë janë shpërndarë  1100 FRS për 11 familje  zeqatë, që i ka dhënë familja  S. Mulaj me banim në Bern.
c). Për shkaqe shëndetësore i janë ndarë edhe 400 EUR  invalidit të luftës të komunës së Istogut.

Viti 2008
ç). Është bërë meremetimi i një shtëpie të një kryefamiljari nga fshati Banjicë të komunës së  Kaqanikut,  i cili e kishte për banim vetëm një dhomë të cilën e përdorte si dhomë gjumi dhe si kuzhinë për 8 fëmijët e tij  të pa nënë. Për atë shtëpi janë hargjuar  4190 FRS. Shumicën e punëve i kanë kryer falas mjeshtrit bujarë dhe zemërgjërë.
d). Eshtë bërë meremetimi i një shtëpie të një kryefamiljari nga fshati Talinofci i Muhaxherve të komunës së Ferizajit. Për atë shtëpi janë shpenzuar 2800 ERO.
dh). Këshillit nismëtarë për formimin e Degës së Shoqatës bëmirës '' Japim për Zotin'' në Kosovë i janë dërguar 1500 EUR. Ky Këshill,  në mars të  2008 në fshatin Carabreg të Deçanit ua ka shpërndarë 20 familjeve të varfura  artikuj ushqimor në një vlerë prej 1000 EUR, ndërsa  500 ERO i kanë hargjuar për përgaditjet dhe mbajtjen e Kuvendit Themelues të Degës së Shoqatës. Këtij Këshilli i janë dërguar edhe 260 FRS, për shtypjen e një libri për nevoja të kursit të mësim-besimit që u mbajtën në disa qendra të komunës së Deqanit
e).  Janë dhënë 1000 FRS, për familjet që ju mungojnë kushtet elementare  për jetesë në Maqedoni nepërmjet  Shoqatës qytetare'' Shkëndia e mirësisë'' me seli në Shkup( Qair).
f).  Një vëllau nga feja që i vazhdon studimet postdiplomatike në njështet arab  në emër të burses i janë dhënë 800 EUR, ndërsa si ndihmë për ta paguar banesën i janë dhënë 1270 FRS.
g). Për vëllezrit tanë që mbetën pa kulm mbi krye në tragjedinë e Gërdecit në Shqipëri u dërguan 1090 FRS.
gj. Me rastin e festës së Fitër Bajramit (2008) në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë janë shpërndarë  5311 FRS, në emër të sadakës, vitrave dhe zeqatit. Vetëm në Prishtinë ndihmen prej 50 EUR e kanë marrë 38 familje jetimësh. Në Vushtrri me rrethinë u janë shpërndarë 31 familjeve të varfura dhe familje jetimësh prej 50-100 EUR . Në Podujevë këtë radhë (heren tjetër më shumë inshAllah) u janë shpërdarë 6 familjeve artikuj ushqimor me një vlerë prej 300 FRS.
h). Ish Kryetari i xhamisë së'' IKRA'' të Bernit zotëri Emri Mislimi dhe një anëtar i Shoqatës zotëri Abdul Vehabi për çdo muaj (që nga Fitër Bajrami) po ua japin nga 100 FRS dy familjeve që rrisin jetimë në Prishtinë.

Viti 2009
i).Me rastin e festes së Fiter Bajramit (të vitit 2009-1430/31) u janë shpërndarë 30 familjeve që rrisin jetimë nga një pako me gjëra ushqimore me një vleftë prej 30 eurosh. Po ashtu me këtë rastë u janë ndarë edhe 1670 euro për 15 familje që rrisin jetimë nga 50-100 euro.  
j). Është bërë ndërtimi i shtëpisë për tre fëmijët jetimë të Bedri Bytyqit të fshatit Sllovi komuna e Lipjanit, me një vlerë prej 8400 Euro.  
k. Dy familje shpenzuan më tepër se 10.000 euro për ndërtimin e një shtëpie. Djemt e haxhi Zymber Murselit nga Pleshina, komuna e Ferizajit dhe djemt e Vesel Ollurit nga Ferizaji që punojnë në Zvicër dhe janë anëtarë të Shoqatës duke qenë të njohtuar  për gjendjen e mjeruar sociale, shëndetsore dhe të banimit  të zotëri  Ekrem Ollurit nga fshati Krojmirë (Krajmirofc) komuna e Skënderajt i propozuan Kryesisë së Shoqatës që të futet në listen e personave që kanë përparësi për ndërtimin e shtëpisë. Po ashtu propozuan që këto dy familjet nga Ferizaji të marin obligim ndërtimin e kësaj shtëpie. Kryesia duke u mbështetur në të dhëna të dokumentuara i pranoi propozimet e tyre. Më në fund projekti u realizua dhe familja e Ekrem Ollurit para se të filloi dimri hyri në shtëpinë e re. Vlen të theksohet se këta bashkëkombas që e ndërtuan këtë shtëpi edhe dy vitet e mëparshme ishin shembull me punën e tyre në realizimin e disa projekteve të rëndësisshme të Shoqatës.
l.) Janë shpenzuar për ndërtimin e shtëpisë për 4 fëmijët jetim (dy të shkolles  fillore dhe dy të shkolles së mesme) të Hasan Zeqirit të fshatit Saraishtë të komunës së Ferizajit 4500 euro  Meremetimi i shtëpisë do të pëfundoi inshAllah në pranveren e vitit 2010.

ll).Në tetorin e vitit 2009 e goditi një fatkeqësi e rënd familjen e Sadat Zeqirit fshati Sllovi komuna e Lipjanit, i cili mbeti pa kulm mbi kokë pasi që shtëpia muar flakën për shkak të instalimit të vjetruar të rrymes elektrike. Shoqata e ndihmoi këtë familje të varfër, duke ia blerë çeremidet që kushtuan 690 euro. Ndërsa donatorë tjerë të shumtë blenë materalin tjetër ndërtimor. Në fillim të dhjetorit shtëpia u bë gati për banim.
m.) U ndihmua zonjusha Z. G nga komuna e Pejes me 700 Euro, për të kryer një operacion të vështirë kirurgjik.
Kryesia e Shoqatës i falenderon të gjithë donatorët që kontribuan me të holla, me materjal ndërtimorë dhe me punë fizike në ndërtimin e këtyre tri shtëpiave. Po ashtu i falenderon edhe ata donatorë që ndihmuan në realizimin e projekteve tjera bëmirëse siç është shpërndarja e ndihmave në tëholla dhe artikuj ushqimorë për familje që rrisin jetim  dhe jetojnë në gjendje të mjeruar sociale.  
E lusim All-llahun, Zotin Fuqiplotë t'i shpërblejë me të mirat e kësaj bote dhe të mirat e botës tjetër donatorët shembull,  bujarë dhe zemërgjerë që na i  besuan ndihmat e tyre ( sadakanë dhe zeqatin) për t’i përdorë në realizimin e projekteve bamirëse të Shoqatës. Po ashtu e lusim të Madhin Zot t’ua plotësoi të gjitha lutjet, të gjitha dëshirat bashkëkombasëve tanë që punojnë në  rritjen dhe  forcimin e   Shoqatë me anëtarë dhe  donatorë të rinj.

Le Locle, më 20. 11. 2009                             
Kryesia e shoqatës bëmeirëse ''Japim për Zotin''
 

Ndihmo me PayPal

Allah-u ju shperbleftë për këtë ndihmë.

Amount: 

Sa shpenzoni ju per sadaka ne nje vit?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot65
mod_vvisit_counterDje169
mod_vvisit_counterKëtë Javë65
mod_vvisit_counterJavën e Kaluar988
mod_vvisit_counterKëtë Muaj715
mod_vvisit_counterMuajn e kaluar4304
mod_vvisit_counterGjithësejt29336

Online (20 minutes ago): 8
Your IP: 38.107.191.105
,
Today: Sep 05, 2010

Duke lexuar ne faqe:

Ne kemi 5 vizitore ne linje