|
Si ta përforcojmë besimin? |
|
|
|
|
Page 1 of 6 Autor : Nebil El-Ived
Vëllezër të dashur, do të flasim për një temë shumë të rëndësishme, për të cilën njeriu ka nevojë në këtë botë. Fjala është për atë se si njeriu ta forcojë besimin., nga se sipas akides(besimit) së ehli-sunnetit, besimi pakohet dhe shtohet. Mund të ndodhë që njeriut t’i paksohet besimi, e ai të mos e ndien. Kjo ka mundësi të jetë edhe nga shkaku se ai krahasohet me njerëzit për rreth tij që janë me besim më të dobtë se ai. Kështu, ai mendon se ka besim të fortë, ngase i falë tre katër namaze në xhami, kurse të tjerët mezi i falin dy ose tri namaze në ç’mënyrë i krijohet bindja se besimin e ka të fortë. Ose, vjen në namazin e sabahit pas ikametit dhe mendon se me këtë e ka besimin më të fortë se njerëzit tjerë që nuk e falin aspak namazin. Kjo është një punë me rëndësi shumë të madhe, për të cilën do të flasim më poshtë, megjithatë, fjala jonë nuk do të ketë dobi në qoftëse atë nuk e pason edhe vepra, siç thotë All-llahu (subhanehu ve teala) : ‘’Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tilët janë ata të cilët All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të menqurit.’’ (Zumer :18) Më poshtë po japim ca shembuj të njerëzëve me iman të fortë dhe vepra të shkylqyeshme.
|
|
Ndihmo me PayPal
Allah-u ju shperbleftë për këtë ndihmë.
Duke lexuar ne faqe:
Ne kemi 5 vizitore ne linje
|