PDF Print E-mail
FTESË PËR GJITHË BESIMTARËT
 

''Robve të Mi, të cilët besuan thuaju: ''Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fsheftas e hapta, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompenzim as miqësi''. (Suretu Ibrahim, ajeti 31).
'' S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falin namazin dhe e dhanë zeqatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. '' (El Bekare : 277)


''A dëshëron që zemra jote të zbutet, kurse nevojat tua të jenë të plotësuara? Ji i mëshirshëm me jetimin, përkdhele koken e tij, jepi ushqim nga ushqimi yt, zemra jote do të zbutet dhe nevojat e tua do të plotësohen.''( Hadis sahi)
Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të lartësuar, e kursesi krijesave të Tij, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit,s.a.v.s.
Kryesija e Shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin''i ftonë Imamët, Kryesitë dhe xhematin e të gjitha Qendrave Islame (xhamijave) në Zvicër e më gjërë, që sipas mundësive materjale dhe gjendjes së tyre shpirtërore (zemres), të bëjnë grumbullimin e sadakasë dhe zeqatit në mënyrë të organizuar,  ( gjatë tërë vitit) për t'iu dhënë jetimëve, të varfurëve dhe nevojtarve të ndryshëm, kudo që gjenden në trojet tona etnike e më gjërë.
Ndihmat e grumbulluara të nderuar vëllezër mund t'i dërgoni vetë( çdo xhami veç e veç), disa xhami së bashku, apo mund të na i besoni neve ( Shoqatës)  për t'i shpërndarë në Kosovë, Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Shqipëri, familjeve dhe njerëzëve që më së shumti kanë nevojë për ndihmë vëllazërore.
Shoqata jonë,  të ndruar vëllezër,  disponon me listën e shumë familjeve që rrisin jetimë dhe me listen e shumë familjeve me gjendje të rënd sociale.
Jemi të bindur të nderuar bashkëkombasë se përparësia e shpërndarjes së ndihëmave nga një Qendër është shumë më e madhe se shpërndarja e tyre nga shumë qendra.
Por mbi të gjitha, të dashur vëllezër ta kryejmë një obligim nga shumë obligimet që na i ka bërë farz  i Madhi Zot. Pra, çdonjëri prej nesh ta japim sadakanë( lëmoshën) dhe ta japim zeqatin siç e parasheh Kur'ani dhe Sheriati.
Mënyra e shpërndarjes është çështje e dorës së dytë. Ajo mund të bëhet në dy mënyrat e cekura më larë.
Ne shpresojmë se besimtarët e sinqertë të All-llahut të Lartësuar,   ata që e djegin duhanin, ( së paku të hollat e dy paqetave cigare në muaj), dhe ata që se djegin duhanin ( së paku të hollat e një kafeje në javë)   do t'ua falin jetimëve dhe familjeve të varfura në emër të sadakasë për çdo muaj. Por  dhe zeqatin do ta japin siç e parasheh Kur'ani Famëlartë dhe  Sheriati.
All-llahu i Lartësuar i shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe me të mirat e botës tjetër të gjithë ata që e japin sadakënë dhe zeqatin.

23 Janar 2009, Le Locle, 26. Muharrem, 1430

Kryesija e Shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin''
 

Ndihmo me PayPal

Allah-u ju shperbleftë për këtë ndihmë.

Amount: 

Sa shpenzoni ju per sadaka ne nje vit?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot69
mod_vvisit_counterDje169
mod_vvisit_counterKëtë Javë69
mod_vvisit_counterJavën e Kaluar988
mod_vvisit_counterKëtë Muaj719
mod_vvisit_counterMuajn e kaluar4304
mod_vvisit_counterGjithësejt29340

Online (20 minutes ago): 11
Your IP: 38.107.191.107
,
Today: Sep 05, 2010

Duke lexuar ne faqe:

Ne kemi 5 vizitore ne linje