|
Ç'ka po ndodh me shqiptarët?! Po qe se i vështrojmë ngjarrjet që po ndodhin në gjithë hapsirën tonë kombëtare do të vërejmë se jemi futur në një krizë shumë të rrezikshme, krizë kjo, që do të ketë pasoja të paparashikushme për qenien tonë kombtare. Mafija politike dhe okonomike së bashku me krimin e organizuar po forcohën çdo ditë e më tepër, ndërsa traditat dhe zakonet tona pozitive me të madhe po shkatrrohën. Varfëria po futet me të madhe në dyert e shtresave të gjëra të shqiptarëve, ndërsa pasuria po rritët në duart e xhambazve politik, mafiozve dhe argatëve të tyre, që po arrijnë aty këty të bëhën edhe faktorë që po ju shitet fjala. Dhe si rrjedhim i gjithë kësaj gjendjeje të mjerë, kemi tjetërsimin e shqiptarëve, sëmuarje kjo vdekjepruese, pasojat e së cilës është vështirë të tejkalohen....
...Shtrohet pyetja jemi apo nuk jemi ne ata shqiptarët e viteve të para të ''90-tave ?! Jemi apo nuk jemi ne ata shqiptarët e viteve ''98/ 99-tave, kur çdonjëri prej nesh në një mënyrë apo në një tjetër, me përjashtim të njerëzëve të sëmuar e të çartur për pushtet dhe kolltuqe, punuan pa u kursyer për realizimin e synimeve tona madhore ?!
Për shqiptarët që dinë të mendojnë ende nuk ka përfunduar lufta. Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Viset tjera shqiptare kanë nevojë për njerëz të idealeve të larta, njerëz që në emër të Zotit,( jo në emër të karrjrristëve dhe spiunëve të ndryshëm) punojnë për të dalur në shesh e vërteta, për të fituar drejtësia. Vendi ynë ka nevojë për njerëz besimtarë që i udhëzojnë dhe i ndihmojnë bashkëkombasit e tyre për t'u larguar nga rruga e djallit, ajo rrugë që i shpie në mossuksese, dështime dhe në faqe të zeza, e për ta marë Rrugën e të Madhit Zot, që i shpie në paqë e liri, në suksese e zhvillim, kënaqësi shpirtërore dhe përparim të gjithanshëm.
Shqiptarët kanë shumë punë për të kryer po qe se donë të bëhën qeveritarë të mirë të hapsirës së tij kombtare. Me shqiptarë të lodhur e të uritur nga skamja e nënqmimi, me shqiptarë kameolon e me shumë ftyrë, me shqiptarë të përçarë në baza partiake e regjionale, me shqiptarë të tjetërsuar e zemërgurë, me politikaj hajna e mafiozë, me spiunë dhe tradhtarë, shqiptarët nuk kanë kurfarë shansi të hecin përpara drejt fitoreve të reja. Shqiptarët duhet të ndryshohën rrënjsishtë. Shqiptarët kanë nevojë për korigjimin e veprimtarisë së tyre, çdonjëri duke u nisur nga vetvetja.
Ta besojmë, ta njohim dhe ta adhurojmë të Madhin Zot duke e lutur që të na udhëzojë për punë dhe vepra të mbara. Ta lusim Zotin Fuqiplotë të na ndihmojë për ta hjekur të keqen nga zemra. Ta lusim shumë të Gjithmëmshirëshmin të na ndihmojë të pendohemi për fjalën dhe punën e keqe, duke i kërkuar falje njëri tjetrit. Ta lusim All-llahun e Lartësuar të na ndihmojë t'i zbusim zemrat, duke ua shtrirë dorën e ndihmës vëllazrore jetimëve, të sëmuarëve dhe skamnorëve. Ta lusim Zotin e Gjithëdishëm të na ndihmojë ta thomi të vërtetën kurdoherë, edhe po qe se ajo do të ishte kundër interesit tonë personale.
Kemi shumë punë për të kryer, të fillojmë nga më e lehta. Sa më parë ta formojmë Shoqatën bëmirëse ''Japim për Zotin'', që do të mirret me mbledhjen e ndihmave, dhe shpërndarjen e tyre në gjithë hapsirën tonë kombtare. T'i formojmë qendrat e Shoqatës në gjithë hapsirën tonë kombtare. Tirana, Prishtina, Shkupi, Bujanofci, Ulqini, Selaniku duhet të jenë qendrat kryesore për tubimin dhe shpërndarjen e ndihmave që i japin bashkkombasit tanë kudo që jetojnë dhe punojnë në rruzullin toksorë. Ndërsa diaspora jonë e fuqishme, diasporae jonë zemërgjërë, do të tregohet edhe këtë herë si shumë herë më parë, se është me zemër e me shpirtë me Atdheun dhe njerëzit e saj.
Me siguri shqiptarët jashtë atdheut këtë herë do të jenë edhe më të organizuar, edhe më e fuqishëm, edhe më të bashkuar, sepse mjetet që do të tubohën nuk do të tubohën në emër të individve dhe as partive, dhe as krahinave të ndryshme të Atdheut, por do të tubohën në emër të All-llahut, Krijuesit Fuqiplotë, për bashkëkombasit, qytetarët e hapsirës tonë kombtare, që kanë nevojë për ndihmë vëllazërore. Të gjitha qendrat e Shoqatës që do të krijohën në hapsirën tonë kombtare dhe në metropolet e Evropes, Amerikës dhe të Australisë, do të bashkëveprojnë për mobilizimin e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë për të marrë pjesë në këtë aksion gjithkombtarë, për ta ndihëmuar çdo familje dhe individ që ka nevojë për ndihmë, për ta përballuar varfrinë e skejshmjen që po na kërrcnon me katastrofë, me shembje si popull dhe si komb!
Le Locle 04.04 2006
Rob i All-llahut, Zotit Fuqiplotë
Shefqet Jashari-Strofci
|