Pasuria dhe shpenzimi i saj

PASURIA DHE SHPENZIMI I SAJ

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

Ajetet Kuranore dhe hadiset e shënuara në këtë shkrim na e bëjnë të qartë se çfar vlere dhe dobie kemi nga pasuria po qe se e hargjojmë sipas Urdhërit dhe Porosisë së All-llahut të Lartësuar dhe këshillave të  Pejgamberit të fundit, Muhamedit ( s.a.v.s) paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të.

         All-llahu i Lartësuar thotë në Kur’anin Famëlartë:

         ” S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj  janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu është shpërblim i madh.” ” Andaj, sa të keni mundësi, ruhuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj,  e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.” / Kur’an, 64: 15-16 /

         ” Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumfishon ( shpërblimin) atij që dëshëron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.” / Kur’an,  2: 261 /

         ” Ata që për hirë të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.” / Kur’an, 2: 262 /

         ” All-llahu caktoi obligim që lëmoshat ( zekati) t’u takojnë të varfërve ( nevojtarëve), të ngratëve( që s’kanë fare), punonjësve ( që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat ( të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërëve, punon sipas urtësisë së vet ” ( Kur’an, 9: 60 ).

” Ata të cilët e ruajn arin dhe argjendin e nuk e japin për rrugën e All- llahut, lajmëroji për një dënim të dhimbshëm.”(Kur’an, 9: 34)

” Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, rrespektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshiroi All-llahu. All-llahu është Ngadhënjys, i Urtë”. ( Suretu et Tevbe, ajeti 71).

 ”Robve të Mi, të cilët besuan thuaju: ”Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fsheftas e hapta, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompenzim as miqësi”. ( Suretu Ibrahim, ajeti 31).

” All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizimAtyre që u është dhënë përparësia ( në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë ( robërëve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë ( Furnizues kryesor është All-llahu). A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut? ( Suretu en Nahl, ajeti 71).

” Nuk është tërë e mira ( e kufifizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perendimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, Librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jap të afërmëve, bonjakëve ( jetimve),  të vafërve, udhëtarëve, lypsëve dhe për lirimin e robërëve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe atë që kur e premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në smundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të devotshmit. ” ( Ku’ran : El Bekare :  177)

” Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë ( në rrugë të Zotit ) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim..” ( El Bekare : 274 )

” S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falin namazin dhe e dhanë zeqatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. ” (  El Bekare : 277 )

” Dhe ngutuni( me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për në një Xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qijve dhe e tokës, i përgaditur për të devotshmit. të cilët japin kur janë shlirë dhe kur janë në vështirësi…” ( Ali Imran :  133-134)

Pejgamberi ( s.a.v.s ) paqa, bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të thotë:

”Kush nga ju sheh një të keqe-le ta ndryshoj me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëj këtë-atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë edhe këtë- atëhere me zemren e tij, porse ky është imani më i dobtë.”

”Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre, në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuhet një organ edhe pjesët tjera të të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperaturës.”

  As-habët  bëjnë pyetje: ” O i dërguar i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Ai tha: ” Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, kur frikësohesh nga varfëria  dhe dëshëron pasurinë. Mos e vono këtë gjerë kur të vjen shpirti në fyt, e atëherë të thuash: ” Jepjani këtë atij dhe këtë këtij tjetrit-e kjo qysh më herët veç ka qenë e tij.”

Transmeton Ebu Hurerje( radijAll-llahu anhu) se i Dërguari i All-llahut, ka thënë: ”Me të vërtetë All-llahui Lartësuar thotë”: ”Jep robi im, e Unë do të jap ty.”

”Mëshiro atë që është në tokë, të mëshiron Ai që është në qiell”

”A dëshëron që zemra jote të zbutet, kurse nevojat tua të jenë të plotësuara

Ji i mëshirshëm me jetimin, përkdhele koken e tij, jepi ushqim nga ushqimi yt, zemra jote të zbutet dhe nevojat e tua të plotësohen.”

”Unë dhe përkujdesësi i bonjakut( jetimit)  kështu(afër) do të jemi në Xhenet.” (Pejgamberi s.a.v.s.bëri shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm dhe i ndau në mes veti.)

”Asnjeri nuk ka përparësi ndaj tjetrit, përveç se me fe dhe punë të mira.”

”Kush nuk i mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron All-llahu.”

”Vërtet All-llahu i Madhëruar ju ka ofruar sadaka, duke ju lejuar që pranë vdekjes përmes testamentit ta lini një të tretën e pasurisë suaj. Mundësi për shtim të veprave të mira.”

”Sprovën e njeriut me familjen e tij, në pasurinë, në fëmijë dhe në fqiun e vet, e shlyn agjërimi, namazi, zekati, sadakaja( lëmosha) si dhe të urdhëruarit për të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja”

” Jepni sadaka, qoftë edhe një kokërr hurme, ngase ajo ndihmon të uriturin dhe e shuan mëkatin, siç shuan uji zjarrin.”

”Nëse të jep All-llahu pasuri, atëherë në ty le të shihet gjurma e dhuntisë dhe nderit të Tij. ”

” Veprat e mira e ruajn njeriun nga pasojat e këqia. Lëmosha që jepet fshehurazi, e zbut hidhërimin e Zotit. Mbajtja e lidhjeve farefisnore, e zgjat jetën. Secila vpër e mirë konsiderohet sadaka. Njerëzit e veprave të mira në këtë botë, do të jenë njerëzit e veprave të mira edhe në botën tjetër. Njerëzit e veprave të këqia në këtë botë, do të jenë njerëz të këqinj edhe në botën tjetër.”

” Zekati (lëmosha)  është pastrues i pasurisë. ”

” Mbroni pasurinë duke dhënë zekatin, shëroni të sëmuarit me lëmoshë dhe përballoni sprovat dhe vështirësitë e jetës me dua dhe lutje.”

” Secili musliman e ka obligim dhënien e sadakasë .” Thanë: ” O Pejgamber i Zotit, e çka nëse nuk gjenë?.” Ai tha: ” Do të punojë me duart e tij, do t’i sjell dobi vetes dhe do të jep sadaka.” Pastaj iu tha: ” E çka nëse nuk mund ta bëjë këtë?”. Ai tha: ” Do t’i ndihmojë të plogshtit dhe atij që ka nevojë.” Pastaj iu tha: E nëse edhe këtë nuk mundet?”. Atëherë ( Pejgamberi) tha: ” Le të urdhërojë për vepra të mira apo të  hajrit. ” Ata thanë: ” E nëse edhe këtë nuk e bënë dot?”. Ai tha: ” Le të përmbahet nga sherri ( të vepruarit vepra të këqija), kjo për te është sadaka.”

” Ai që me sadaka ndihmon të tjerët apo farefisin e afër, All-llahu do t’ia shtojë pasurinë, kurse ai që fillon të kërkojë prej të tjerëve, duke dashur që në atë mënyrë ta shtojë mallin, All-llahu do tia pakësojë atë që ka.”

” Secilën ditë kur zgjohen njerëzit, zbresin dy melek, prej të cilëve njëri thotë:” O Zoti ynë, kompenzoja ati që jep”, kurse tjetri thotë: ” O Zoti ynë, shkatrroja pasurinë atij që nuk jep!”

”Ju betohem për tri gjëra: lëmosha asnjëherë nuk paksojnë pasurinë, All-llahu do ta ngritë nderin e njeriut që i është bërë padrejtësi, e ai e përballon këtë me falje; dhe All-llahu pa dyshimdo t’ia hapë derën e varfërisë njeriut që hap derën e lypjes ( lyp nga njerëzit pa nevojë).”

”As një njeri nuk do të lëvizë nga vendi para Zotit të vet, në Ditën e Gjykimit përderisa të mos pyetet për pesë gjëra: për jetën, në çka e ka kalua, rininë ku e ka kaluar, për pasurinë nga e ka fituar dhe në çka e ka shpenzuar dhe sa ka punuar me  atë që ka, nga dituria që ka mësuar.”

” All-llahu u ka obliguar pasanikëve në pasurinë e tyre atë çka i shërben për të kryer nevojat e nevojtarit. Të vobektit vuajnë vobekësinë dhe lodhjen nga uria vetëm nga sjellja e keqe e pasanikëve. Zoti xh.sh. për jetën e tyre do të llogaritë një vuajtje të madhe.”

” Ai që jap një dërham ( sasi matëse e barabartë me 3.1 gr.ar) ar sadaka kur është në jetë, kur të vdes ka më shumë vlerë se t’i falësh lirinë një robi.”

” Ai që jep sadaka dhe sevapin e kësaj sadakeje ia bënë dhuratë nënës e babajtë, i jepet sevap të dy prindëve . Nga sevapi i tij nuk paksohet asgjë.”

” Puna më e mirë është të veshësh dhe të ushqesh nevojtarët dhe të gëzosh besimtarët.”

” Bujari është afër All-llahut, Xhenetit dhe njerëzëve, kurse kopraci ndodhet larg  All-llahut, Xhenetit dhe njerëzëve dhe afët Xhehnemit.”

Bern, Shaban, 1428                I zgjedhi:  robi i All-llahut të Lartësuar        Abdel Wehab