Anteri dhe kanguri

Anteri dhe kanguri

 Kur Anteri mësoi nga një libër se, kangurët i rrisin të vegjlit e tyre në xhepa të veēantë në barkun e tyre, pyeti veten i ēuditur: -“A kanë me të vërtetë kafshët xhepa?” Kanguri në libër, befas filloi të kërcente nëpër faqe dhe iu përgjigj: -“Ke të drejtë të habitesh Anter. Po, ne, kangurët me të vërtetë kemi një xhep në bark dhe pikërisht këtu i ushqejmë, i mbrojmë dhe i rrisim të vegjlit tanë.” Anteri iu afrua për të vështruar më mirë dhe i zunë sytë një kangur të vogël që kishte nxjerrë kokën nga xhepi i nënës së tij në pikturë. -“Dua të di se si ka hyrë i vogli në xhep,” -e pyeti ai nënën kangur, e cila iu përgjigj: -“Kur lind një bebe kangur është vetëm 1 centimetër i gjatë. Kjo bebe e vogël, e cila është ende e pazhvilluar, mbërrin në xhep pas një udhëtimi prej 3 minutash.” -“Oh, po kjo qenka shumë e habitshme!” -ra në mendime Anteri. E si e ushqen atë ti atje?”  Nëna i shpjegoi me durim: -“Në xhepin tim ka 4 gjendra të ndryshme qumështi. Në njërën nga këto gjendra, ka qumësht të ngrohtë, gati për të ushqyer të voglin. Në tri gjendrat e tjera gjendet qumështi, i cili nuk është për të porsalindurin, por për kangurët e tjerë që janë pak më të mëdhenj. Pas disa javësh, i porsalinduri do ta lerë gjendrën nga e cila është ushqyer që në fillim dhe do të fillojë të ushqehet nga një tjetër, më e përshtatshme për moshën e tij. Kur të rritet edhe pak, do të kalojë përsëri tek një tjetër.” -“Oh, e pabesueshme!” -ia priti Anteri i ngazëllyer. -“Si e di një bebe kangur që është vetëm 1 cm i gjatë se nga cila gjendër ta zgjedhë qumështin? Po ti, si nënë, si ia bën për të vendosur lloje të ndryshme qumështi në ato 4 gjendra?  Nëna kangur vazhdoi t’i sqaronte: -“Qumështi që ushqen të porsalindurin është më i ngrohtë se llojet e tjera. Po ashtu, edhe përbërësit ushqyes i ka të ndryshëm. Si mendon se ne, nënat kangur e ngrohim qumështin që ndodhet në gjendra? Mos harro, i dashur Anter, se nuk janë nënat ato që e bëjnë gjithë këtë. Ne as nuk e dimë se qumështi në gjendrat tona është i ndryshëm në secilën prej tyre. Për ne nuk është e mundur të llogarritim temperaturën e tij. Po ashtu, ne nuk dimë se secili prej llojeve të qumështit ka cilësi të ndryshme dhe as se ēfarë lloj ushqimi përmban ai. Ne vetëm sa jetojmë ashtu siē na frymëzon Allahu, i Cili na ka krijuar dhe ka parashikuar nevojat e të vegjëlve tanë. Zoti ynë, me mëshirën e Tij të pamatë, dhe dhembshurinë e Tij u ka dhënë të vegjëlve tanë qumësht të përshatshëm për ta dhe i ka vendosur në vendin më të mirë, në xhepat e nënave të tyre.”