Familja ndihëmon familjen

‘FAMILJA NDIHËMON FAMILJEN”

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

” Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë,  por vetëm për hirë të All-llahut, e çkado që t’u japni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompenzohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.  (El Bekare, 272)

” Bujari është afër All-llahut, Xhenetit dhe njerëzëve, kurse koprraci ndodhet larg All-llahut, Xhenetit dhe njerëzëve dhe afër Xhehnemit. ” (Hadis i vërtet)

” Puna më e mirë është të veshësh dhe të ushqeshë nevojtarët dhe të gëzoshë besimtarët. ” (Hadis sahi)

”Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perendimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, Librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jap të afërmëve, bonjakëve ( jetimve),  të vafërve, udhëtarëve, lypsëve dhe për lirimin e robërëve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe atë që kur e premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në smundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të devotshmit. ” ( Ku’ran : El Bekare :  177)

Hamdi-adhurimi  i takojnë  vetëm All-llahut të Lartësuar, e jo krijesave të Tij, kurse selamet dhe salavatet e sinqerta ia dërgojmë pejgamberit të fundit Muhamedit, paqa, bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, familjën e tij , shokët dhe pasuesit e tij.

Lutën anëtarët e Shoqatës bëmirëse ”Japim për Zotin” dhe përgjithësishtë bashkëkombasit tanë që kanë mundësi materjale, ta ndihmojnë nga një familje jetimësh, familje skamnorësh  apo nga një student-e,  të cilëve ju  mungojnë kushtet elementare për jetesë,  duke ndarë për çdo muaj nga 100 ERO, 100, DOLLARË, apo 100 FRS si ndihmë për hirë të All-llahut të Lartësuar

Donatorët zemërgjërë që për hirë të Zotit të Gjithdijshëm vendosin të marrin pjesë në këtë aksion bëmirës duhet të na i japin këto të dhëna:  Emri dhe mbie, vendlindja, data e lindjes, ku jeton dhe punon, për sa kohë zgjatë dhënja e ndihmës;  shuma e ndihmës dhe cilës kategori të nevojtarëve i jipet ndihma.  Donatori ka mundësi të zgjedhë familjen apo personin që ia jap ndihmën nga lista që ne ia dërgojmë, por ai mund ta bëj zgjedhjebn edhe  jasht listës, por parapraktisht duhet të na i japi të dhënat se për kend është përcaktuar ta ndihmojë.

Po ashtu donatori vendos se a do t’i publikohet emri dhe mbiemri i vërtet në opinion apo do ta përdorë pseudonimin në vend të emrit të vërtetë.

Ndihmat do të shpërndahën nëpërmjet shërbimit bankar në Kosovë dhe Viset tjera shqiptare, aty ku më së shumti ka nevojë.

All-llahu i Lartësuar,  i shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe me të mirat e botës tjetër donatorër zemërgjërë dhe bujarë që marin pjesë në këtë  aksion bëmirës.

Le Locle, 28. 03. 08.                   Kryesija e Shoqatës Bëmirëse ” Japim për Zotin”